Dua Lipa i jep fund lidhjes disa vjeçare
Ajo është duke përjetuar një prej momenteve më kulminante në karrierës e saj. Pas bashkëpunimit më DJ—in e njohur Martin Garrix dhe xhamajkianin Sean Paul, Dua Lipa pritet të hedh në treg albumin e saj të parë. Në të njëjtën kohë mediat e huaja kanë raportuar se këngëtarja i dashuri i saj modeli dhe kuzhinieri britanik Isaac Carew, i kanë dhënë fund lidhjes së nisur që në 2015-ën, shkruan opinion.al.
Ndërkohë burime të tjera të mediave kosovare kanë pohuar se ndarja e tyre ka ardhur si pasojë e krize në marrëdhënie. “Ftohja” e raportit të çiftit është reflektuar edhe në llogaritë e tyre në Instagram, ku prej kohësh nuk shihen më foto të përbashkëta. Nëse shohim me kujdes postimet e tyre të fundit, mungojnë komentet por edhe pëlqimet në fotot e njëri-tjetrit.
Për më tepër, Dua dhe Isaac ishin të dy në ndarjen e çmimeve Brit Awards, por për asnjë moment nuk janë parë bashkë. Ndarja e çiftit do të përforconte shprehjen se fama dhe karriera të prishin jetën personale, aq më tepër kur një këngëtareje në ngjitje si Dua, i duhet të udhëtoje shpesh për koncerte.