Hila: Kryeministri, gjuhë arrogante ndaj opozitës edhe në prag zgjedhjesh
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” analisti Dritan Hila thotë se kryeministri flet me një gjuhë arrogante ndaj opozitës edhe në prag të zgjedhjeve.
Hila: Shpresoj që gjithçka të mbetet në kuadrin ligjor dhe këtë në dorë e ka pushteti jo ata që janë në opozitë. Shpresoj që pushteti të mos i thotë opozitës; hajdeni votoni Vettingun dhe shkoni ku dreqin të doni. Edhe me numrat e sotëm, ata përfaqësojnë 35% të popullsisë dhe nuk mund t’i drejtohesh me këtë gjuhë arrogante. Kjo lloj gjuhe karakterizon kryeministrin dhe të cilën ai nuk po e ndryshon as në prag të zgjedhjeve, ku duhet një gjuhë me përunjtur.
Ne nuk kemi një elektorat politik të rafinuar, të ndryshojë rreshtimet e veta në mënyrë masive siç ndodh në demokraci të konsoliduara. Kjo kërkon edukatën e vet.
Që do të ketë blerje, siç thuhet “vesi del me shpirtin”. Më duket pak e vështirë të ndërrosh pas 25 vitesh. Ka një lloj forcimi të njerëzve, të zotërve të ‘luftës’ në rajone të caktuara të vendit.