Albspirit

Media/News/Publishing

Ndarja nga biznesmeni, rrëfehet Rike Roçi

“Rike Roçi i ka dhënë fund lidhjes me bizesmenin”, ky ka qenë lajmi që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme. E në fakt, bukuroshja e “Big Brother”, e cila vitin që shkoi pushtoi mediat ndërkombëtare si tifozja më seksi në Europë është komentuar shpesh për jetën e saj private.

Megjithatë, Rike ka qenë përherë e rezervuar sa i takon romancave dhe lidhjeve të saj. Por a është e vërtetë ndarja dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Mediat iu referuan një kënge të Noizyt, të postuar nga Rike, e cila flet për ndarjen, e më pas edhe një fytyre të mërzitur që ajo kishte postuar në Snap. Por, e kontaktuar nga “Xing.al”, bukuroshja ka treguar të vërtetën. “Lajmi i ndarjes është qesharak”, ka thënë Rike, teksa mohon ndarjen. “Jam më e lumtur se kurrë dhe shumë e dashuruar. Jemi shumë mirë dhe shkojmë shumë mirë bashkë”, thotë ajo. Më tej, bukuroshja ka treguar se partneri i saj nuk ka dëshirë të bëhet objekt i lajmeve dhe thashethemeve, e për këtë Rike flet me rezerva për lidhjen e saj. “Respektoj dëshirën e tij”, ka thënë bukuroshja.

Please follow and like us: