Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i Maqedonisë nuk mandaton qeverinë: Gjuha shqipe cënon shtetin

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka deklaruar se nuk do ti japë mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë së re për shkak të platformës për gjuhën shqipe. Sipas tij, marrëveshja e partive shqiptare u hartua në Tiranë dhe cënon rëndë sovranitetin e shtetit maqedonas.

Deklarata e tij për mediat

Dokument paszgjedhor i partive politike shqiptare i nënshkruar në një shtet tjetër, kurse përmbajtja e saj është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë. Me këtë platformë republika është e shantazhuar dhe sovraniteti i vendit i rrezikuar.

Platforma na ka futur në një krizë ende më të madhe ku vihen në pikëpyetje themelet e interesave të RM-së dhe qytetarëve të tyre.

Zaevit i kërkova që ta hedhë poshtë platformën, pasi  maqedonasit votuan për reforma. Një gjykim publik i paltformës nuk ndodhi. Porosia ime është e qartë, meqë u përmbajtën në dënimin e platformës, bashkësia ndërkomëbtare duhet të përmbahet nga imponimi i zgjidhjeve që nuk janë në të mirë të Maqedonisë sepse platforma është një mohim i sovranitetit të Maqedonisë.

Çdo vendim i keq mund të sjell pasoja katastrofale për të ardhmen e Maqedonisë. Ndërgjegja nuk më lejon t’i jap mandat dikujt që e rënon sovranitetin e Maqedonisë.

Qytetarët të jenë të qetë sepëse deri sa të jem kryetar i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat dikujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rënimin e pavarësisë së Maqedonisë.

Please follow and like us: