Albspirit

Media/News/Publishing

Protestat në Shkup kundër gjuhës shqipe, sulmohet me vezë makina e Zoran Zaev 

Pasditen e sotme është sulmuar me vezë vetura e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, rrugës drejt selise partiake të LSDM-së në Shkup, sipas disa mediave proqeveritare në gjuhën maqedonase.

Mësohet se ky sulm ka ardhur si pasojë e pranimit të kërkesave të shqiptarëve për gjuhën shqipe nga Zaevi.

Në Maqedoni kanë nisur protesta ndaj kësaj marrëveshjeje që lejon shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në vend. Gjatë protestave ka pasur edhe incidente që kanë përfshirë goditje ndaj dy gazetarëve apo kalimtarëve të rastit.

Nikolla Gruevski i VMRO-së thotë se marëveshja rrënon karakterin unitar të shtetit, dhe ka bërë thirrje për kundërshtimin e saj me mënyra të ndryshme. Zaev po akuzohet për ndarjen e Maqedonisë.

Ndërkohë ky i fundit prej dy ditësh është në pritje të Presidentit, Gjorge Ivanov, për t’I dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Please follow and like us: