Protestuesit sfidojnë shiun/ Dita e 12-të nën çadër, asnjë shenjë për tërheqje
Opozita ka hyrë sot në ditën e 12-të të protestës para Kryeministrisë. Protestuesit kanë sfiduar shiun e natës së kaluar, duke vijuar qëndresën për zgjedhje të lira e të ndershme.
Mësohet se nën çadrën e protestës kanë qëndruar dhe deputetët të opozitës.
Opozita ka nisur prej 18 shkurtit protestën në shesh, duke kërkuar rënien e kësaj qeverie dhe krijimin e qeverisë teknike, e cila do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Nuk dihet dhe sa do të vijojë qëndresa në shesh, por opozita duket e vendosur për të mos u tërhequr deri në plotësimin e kërkesave.
Please follow and like us: