Albspirit

Media/News/Publishing

Statujat më të larta në botë të Budës

Shumë civilizime, të vjetër apo modern kanë ndërtuar dhe vazhdojnë të ngrenë objekte kolosale. Megjithatë konstatohet se më së shumti në Azi, furia e madhështisë i ka shtyrë civilizimet e këtij vendi të sfidojnë imagjinatën dukë ndërtuar statuja të shumta.

1. Statuja Buda e Tempullit te Pranverës

Statuja më e lartë në botë e Budës ndodhet në Henan të Kinës dhe është 208 metra e lartë. Ajo ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. Kjo statujë ka kushtuar rreth 150 milionë euro. Statuja në vetvete është 128 metra, por është vendosur mbi një piedestal prej 22 metrash. Në vitin 2008, u shtua 2 pjesë në piedestal duke e lejuar atë të arrinte lartësinë 208 metra. Pesha totale e saj është vlerësuar 1000 tonë. Për këtë statujë janë përdorur 108 kg ar, 3,300 tonë bakër dhe mijëra tonë çelik. Për të mbërritur tek kjo statujë gjenden dy grupe shkallësh dhe ju duhet të ngjisni 1000 shkallë!

Në provincën Henan gjenden dhe shpellat Longmen në brigjet e lumit Yihë, l3 kilometra në jug të qytetit Loyang. Gjatë zgjerimeve dhe ndërtimeve mbi 400-vjeçare të dinastive të ndryshme, shpellat në male janë të shumta duke arritur në mbi 2300, ku janë ruajtur mbi l00 mijë skulptura, 3600 mbishkrime etj. Në pikturat e shpellave janë figura të ndryshme të shenjtoreve, disa janë duke fluturuar në qiell, disa mbajnë në duar fruta dhe disa këndojnë dhe interpretojnë me vegla të ndryshme muzikore, disa hedhin valle te bukura. Këto figura të bukura dhe të pasura artistike të krijuar nga mjeshtra të artit artistik janë materiale të rëndësishme për studimin e historisë dhe artit të kohës së lashtë të Kinës. Shpella Guyang ndër shpallet e Lonmenit u ndërtua në vitin 494 pas erës sonë, në kohën e transferimit të kryeqytetit të perandorit Xiaoven të dinastisë së Weit verior, është shpella e hapur më herët dhe me përmbajtje më të pasur ndër shpellat Longmen. Brenda shpellës janë skulptura të budave të ndryshme me punim të hollë dhe me vizatime shumë ngjyrëshe.

2. Laykyun Sekkya në Mianmar

Statuja Laykyun Sekkya që ndodhet në Minamar është statuja e dytë më e lartë e Budës në botë me gjatësi 116 metra, por nëse shtojmë dhe bazamentin lartësia e saj arrin në 130 metra. Ajo quhet ndryshe si Buda Gautama dhe konkretisht ndodhet në Monya të Mianmarit. Ndërtimi i kësaj statuje nisi në vitin 1996 dhe përfundoi në fillim të vitit 2008.

3. Ushiku Daibutsu, Japoni

Statuja Ushiku Daibutsu konsiderohet si statuja e tretë më e lartë në botë e Budës dhe ndodhet në Ushiku të Japonisë. Lartësia e saj arrin në 110 metra dhe sëbashku me patformën prej lotusi arrin në 120 metra. Ajo quhet dhe “Buda e Dritës së Përjetshme” . Statuja është prej bronzi

4. Statuja e Guan Yin (Buda i ndritshëm) – Sanya, Kinë – 108 metra lartësi

Kjo është një nga statujë shumë e mrekullueshme dhe quhet Buda Guanyin, apo Buda i mëshirës. Statuja spektakolare Guan Yin renditet e katërta në botë dhe ka tri fytyra .

Ajo ndodhet në tempullin Nanshan në ishullin e bukur të Kinës Hainan. Lartësia e saj arrin në 108 metra me ngjyrë të bardhë e ari. Kjo statujë është më e lartë se Statuja e Lirisë në Nju Jork.

5.Buda i Madh, Tajlandë

Statuja e Madhe e Budës në Tajlandë ka shumë emra, por më i njohuri është Buda i Madh i Tajlandës. Emra të tjerë janë Phra Buddha Maha Nawamin dhe Mahaminh Sakayamunee Visejchaicharn. Kjo statujë është arrin në 92m lartësi dhe 63m gjerësi. Kjo statujë është ndërtuar në pozicionin ulur të Budës dhe ndodhet në Manastirin Wat Muang në provincën Ang Thong, Tajlandë. Ndërtimi i kësaj statuje nisi në vitin 1990 dhe u përfundua në 2008-n.

6. Buda Gjigante Leshan, Kinë

Statuja më e madhe prej guri e Budës ndodhet në malin Leshan.

Gdhendja e skulpturës filloi në vitin 713 dhe mbaroi pas 90 vjetësh. Me një gjatësi prej 71 metrash, kjo skulpturë e shkëlqyer budiste e dinastisë Tang është shtatorja më e madhe prej guri në botë e budës Maitreya të ulur.

Në dhjetorin e vitit 1996 vargmalet Emei dhe kjo skulpturë u cilësuan nga UNESCO-ja si “trashëgimi natyrore kulturore botërore”

Kjo statujë e budës gjigante tërheq mijëra turistë çdo vit nga e mbarë bota.

7. Buda Tian Tan, Hong-Kong, Kinë

Buda Tian Tan njihet dhe si Buda Gjigante në Hong Kong të Kinës dhe është një budë prej bronzi. Ndodhet në Ngong Ping, në ishullin Lantau. Ajo simbolizon marrëdhënien harmonike mes njeriut dhe natyrës, si dhe mes njeriut njeriut dhe fesë. Është një nga pikat turistike më atraktive në Hong Kong. Është 34 m e lartë dhe u ndërtua në vitin 1993.

Please follow and like us: