Albspirit

Media/News/Publishing

Vasili i shkruan Vlahutin: Të saktësohet letra e Calaveras për ONM

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i përgjigjur përmes një letre kreut të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me rolin e këtij organizmi që do të mbikëqyrë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Vettingun.

Në letrën e tij Ministri Vasili kërkon që të saktësohen disa deklarata të Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me ONM-në dhe PMU-në (Project Menagement Unit) për Vetingun.

Sipas ministrit, duhet bërë e qartë roli dhe funksionimi i PMU-së me institucionet shqiptare, akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, rregullat e pajisjes së tyre me certifikatat e sigurisë dhe mënyrën e komunikimit.

Për dijeni ky komunikim i dërgohet edhe Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

LETRA E PLOTË

Para se gjithash me lejoni T’Ju falënderoj për komunikimin Tuaj të fundit, nëpërmjet të cilit përcillet një sqarim i zj. Genoveva Ruiz-Calavera, lidhur me rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).Nga shqyrtimi i kujdesshëm i këtij komunikimi, do të vlerësoja për t’u marrë në konsideratë disa momente:

Së pari, krijimi i një PMU-je (Project Menagement Unit) për projektin IPA për Rivlerësimin Kalimtar të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve (Vetting-ut), krijon një kornize te karakterit organizativ dhe mund te vleresohet si nje hap i pare dhe i dobishem, per zbatimin e procesit vetting.

Së dyti, në sqarimin e zj.Calavera, shfaqet termi i ri i strukturës “Governing Board”, ndërkohë që në prezantimin e mëparshëm të datës 07 shkurt 2017, kjo strukturë emërtohej “Management Board” dhe nuk ka asnjë shpjegim për këtë ndryshim të emërtimit, pasi në vlerësimin tonë ndryshimi i emërtesës logjikisht lidhet edhe me mënyrën e funksionimit të tij, apo rolit që ai do të ketë konkretisht në proces.

Së treti në përmbledhje të këtij sqarimi zj. Calavera, referon se “këtej e në vijim për të mos patur asnjë keqkuptim, çdo komunikim do t’i referohem vetëm ONM-së (IMO)”.Kjo situatë kërkon sqarim të mëtejshëm, pasi duhet qartësuar në mënyrë shteruese nëse komunikimi do të mbahet nëpërmjet PMU-së, e cila paraqet në vetëvehte realisht një strukturë gjithëpërfshirëse apo ONM-së, e cila ka një parashikim kushtetues të mirëpërcaktuar.

Së katërti, duke vlerësuar të gjitha komunikimet në vijimësi dhe përkatësisht letrën e zj.Calavera në datën 07 shkurt, letrën e z.Hahn të datës 17 shkurt, si dhe komunikimin më të fundit të zj.Calavera, të datës 27 shkurt 2017, në funksion të detyrimeve ligjore, që procesi i vetting ka, është shumë e domosdoshme të përpilohet Rregullorja e Funksionimit të PMU-së.

Kjo Rregullore e funksionimit të PMU do të përshkruajë qartë;

a. mënyrën e komunikimit te PMU-se me institucionet shqiptare,

b. mënyrën e akreditimit te vëzhguesve ndërkombëtarë si pjese e ONM-se, për të mundësuar vëzhguesve ndërkombëtarë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe pa asnjë kufizim me institucionet qe parashikon Kushtetuta dhe ligji, me objekt te përcaktuar,

c. rregullat e pajisjes se tyre me gjithe Certifikatat përkatëse të Sigurise, qe u mundesojne shqyrtimin e dokumenteve të caktuara shtetërore, si dhe,

d. menyren komunikimit to rekomandimeve të tyre, ne adrese të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj per rivleresimin kalimtar.Se fundmi, ashtu sikurse eshte parashikuar edhe nga termat e projektit IPA qe financon procesin e Vetting-ut, duhet percaktuar sa me pare edhe Perfaqesuesi i Shqiperise, ne Komitetin Drejtues to Projektit.Qartesimi i momenteve të mesiperme eshte teper i rendesishem pasi siguron transparence ne komunikim, qarteson rolin, detyrat dhe pergjegjesite e gjithesecilit ne proces, si dhe eviton keqkuptime apo keqinterpretimet, të cilat do të sillnin vonesa të pajustifikueshme dhe veshtiresi ne zbatimin e procesit të rivleresimit kalimtar to gjyqtareve dhe të prokuroreve ne Republiken e Shqiperise.

Gjithashtu reflektimet e mesiperme, do të ishin hapa të metejshem ne respektimin e ligjshmerise, qe rregullon procesin e vetting-ut, duke e bere ate sa me solid dhe të pa atakueshem, si dhe adresojne nje pjese të shqetësimeve të ngritura me pare ne komunikimet tona me Ju.

Please follow and like us: