Vrasja e Kim Jong-nam, e pandehura para gjykatës: Unë ju kuptoj por…
Dy femrat e dyshuara për vrasjen vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, janë akuzuar në gjykatë për vdekjen e tij.
Të akuzuarat, Doan Thi Huong nga Vietnami dhe Siti Aisyah nga Indonezia, vranë Kim Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpur më 13 shkurt.
Ato dolën para gjykatës, në kryeqytetin e Malajzisë, të mbrojtura nga forcat speciale.
Por pas akuza u lexua përpara gjykatës, njëra nga të pandehurat Doan Thi Huong than ë anglisht: “Unë ju kuptoj, por unë nuk jam fajtore”.
Sipas ligjeve vendase, dy të dyshuarat mund të përballen me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtore për vrasjen e bujshme.
Dy shtetaset, që u identifikuan nga kamerat e sigurisë, helmuan me një kimikat vdekjeprurës Kim Jong-nam-së, para disa ditësh.
Ato thanë se mendonin se po merrnin pjesë në një “lojë televizive”, shkruan “BBC”.