Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Kam qenë te Santa Quaranta, por jo me dashnoren

Pasi nipi i Klemend Balilit,  ka sqaruar se nuk ka parë asnjë ministër në resortin Santa  Quaranta, veç ministrit Ahmetaj në përurimin e hotelit dhe ish ministrit Ylli Manjani, për pushime, eshtë Manjani,  që përgjigjet:

Kam qenë, por jo me dashnoren,- thotë ai. Ylli Manjani, ish ministër i Drejtësisë, u shpreh të hënën në #dritaremrudinën në  Vizion Plus, se për shkak të detyrës, i kishin rënë në dorë video të ministrave me të dashurat e tyre, në Santa Quaranta. Video këto të sherbimeve të huaja, për të cilat Manjani, nuk pranoi të komentojë më tej. Ishte Berisha,  që foli menjeherë pas Manjanit, duke dhënë dhe emra ministrash, fakt që e përgënjeshtroi sot, nipi i Balilit, Rigers Balili,  i cili siguron se asnjë ministër nuk ka parë në resort, veç Manjanit me pushime. Ish ministri tregon se ka qenë, në kafen e resortit,  sepse ka shtëpinë afër hotelit në Sarandë.  Por jo me te dashura. Nuk është e paligjshme të shkosh edhe me të dashurat,  thotë ai, duke shprehur keqardhjen,  që kjo histori, po shndërrohet në kryetemen e jetës politike shqiptare.

Please follow and like us: