Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk është fundi, por fillimi i Maqedonisë së Lirë

Mentor Kikia

Në Mars të vitit 1963, Martin Luterking, në fjalimin e tij të famshëm në Uashington, tha: “Unë kam një ëndërr, që fëmijët e mi të mos gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga aftësia dhe zgjuarsia që kanë”. Lëvizja për të drejtat civile që udhëhoqi Luterkingu shënuan një revolucion të madh politik, social e shoqëror në Shtetet e Bashkuara. Dhe SHBA-ja, u bë atdheu i të gjithë atyre që jetojnë aty, pa u gjykuar as nga ngjyra e lëkurës, as nga gjuha që flasin, as nga origjina, por vetëm nga çfarë bëjnë në jetë.

64 vjet më pas, në një shtet të të vogël të rajonit të Ballkanit, që përpëlitet të rimëkëmbet nga luftrat e njëpasnjëshme, ca politikanë të çmendur e kanë ftuar popullin të dalë në rrugë për të protestuar kundër pjesër tjetër të popullit, që jeton në të njëjtin shtet me ta, por që flet një tjetër gjuhë e ka një tjetër kombësi.

Bota është e mbushur sot me konflike civile, shumica me origjinë fetare apo nacionale, por duket të jetë e paprecedentë ajo që po ndodh në Maqedoni, ku gjysma e popullit nxitet të protestojë, edhe dhunshëm madje, kundër gjuhës së gjysmës tjetër.
Kriza e stërzgjatur politike në këtë vend dukej se po merrte fund me nje kompromis politik që do të çonte në krimjin e qeverisë, me pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve, me kushtin që gjuha shqipe të bëhej gjuhë zyrtare. Por, një politikan si Nikolla Gruevski, një ballkanas tipik që nuk i ndahet pushtetit edhe kur e ka humbur, dhe që nuk do ti respektojë rregullat e demokracisë, mendon se ky do të ishte fundi i shtetit të Maqedonisë.

Në fakt në zgjedhjet e parakohshme që prodhuan një fitues por jo një qeverisës, shqiptarët demonstruan një vullnet tipik amerikan, për bashkëjetesë në një shoqëri dhe shtet multietnik. Ndërsa analistët politikë bënin thirrje që shqiptarët të shtrëngonin radhët në një fron politik anti-maqedonas për të maksimizuar faktorin shqiptar, shumë shqiptarë votuan kandidatë të opozitës maqedonase, e madje kandiduan në radhës e saj. Kjo ishte në fakt një sinjal se shqiptarët dhe maqedonsati mund të jetojnë bashkërisht në paqe, të votojnë bashkërisht jo kandidatët që dallohen nga kombësia e gjuha, por nga zotësia dhe ajo çfarë ata do të bëjnë për vendin e përbashkët të maqedonasve dhe shqiptarëve. Por maqedonasit nuk e lexuan dot këtë mesazh. Madje bënë të kundërtën.

Këtë po e dëshmon dalja në protestë e njërezve që kërkojnë ndalimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, duke paralajmëruar një dimër të fortë nëse qeveria do të krijohet mbi kushtin e zyrtarizimit të shqipes, siç kanë kërkuar partitë shqiptare.
Por mbi të gjitha kjo është një dëshmi se politika nacionaliste e Gruevskit është gati ta zhysë në kaos civil vendin dhe ti çojë njerëzit drejt një përplasjeje që do të ketë për viktimë jo vetëm popullin, por edhe vetë Maqedoninë, në emër të të cilës ai thotë se është gati të pranojë gjithëçka, vetëm të mos flitet shqip në zyrat e shtetit. Në fakt pranimi i gjuhës shqipe edhe si gjuhë zyrtare, nuk është fundi i shtetit, ai është fundi i një diktature dhe fillimi i një shteti demokratik e të lirë.

Please follow and like us: