Ambasadori amerikan-kritika Shqipërisë: Tregohuni të kujdesshëm me situatën në Maqedoni
Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli i ka bërë thirrje presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov që të shqyrtojë edhe njëherë vendimin për mosdhënien e mandatit për krijimin e qeverisë nga Zoran Zaev.
Gjatë deklaratës, Bejli theksoi se SHBA është partner strategjik i Maqedonisë dhe mik që respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin e shtetit. Bejli njëherësh iu bëri thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv, në këtë moment, siç u shpreh shumë të ndjeshëm politik.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kanë kritikuar deklaratën e Ivanonv për platformën shqiptare, duke theksuar se pa shqiptarët nuk mund të ketë Maqedoni.
Ambasadori amerikan ka theksuar se është i të njëjtit mendim me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, se me vendimin e fundit të presidentit Ivanonv, Maqedonia po tërhiqet larg principeve të demokracisë dhe respektimit të ligjit.