Berisha: Shqiptarë, mendoni për votën tuaj të lirë. Karteli i drogës është në qeveri
Ish-Kryeministri Sali Berisha iu ka drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë sot nga “çadra e lirisë” përpara kryeministrisë.
Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të mendojnë për votën e tyre që është e rëndësishme. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se qeveria është kthyer në një bandë kriminale, e nuk është më qeveri.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Berisha:
Thirrjen nëse i besoni apo votës së lirë, nëse duhet apo jo që ne të përcaktojmë votën e lirë si rrugën për të garantuar të ardhmen që meritojmë. Vetëm një moment ju ftoj të dashur shqiptarë, të mendoni për votën tuaj.
Unë e di që qindra mijëra nga ju kur dëgjojnë këto fjalë thonë: “Ne s’kemi kafshatën për të ngrënë”. Unë jam me ju se kafshata është jeta, është më e rëndësishme se vota, por unë ju them ju të tjerëve që a ka një rrugë tjetër që këta njerëz të mos numërojnë kafshatën, të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre, përveç votës së lirë?
Të votojnë përmes votës së lirë edhe për ata që lotët e mjerimit ua kanë shuar sensin, kuptimin e votës.
Problemin e kafshatës mund ta zgjidhim duke votuar të lirë.
Këtu para tre ditësh këtu ishte një personalitet shumë i shquar i politikës ndërkombëtare, zonja Betancurt që karteli i drogës e grabiti kur bënte garën për President.
Ajo tha këtu se Shqipëria nuk më duket si Kolumbia. Për zonjën ishte e drejtë sepse qeveria e drogës kishte angazhuar ushtrinë për të luftuar kartelin e drogës, kurse këtu karteli i drogës është qeveria. Në dallim nga Kolumbia, drogën e mbjell qeveria, që I ka shndërruar strukturat e saj në struktura kanabiste.
Sa drogë ka shkuar në vitin 2016 deri tani? 150 tonelata me statistika. Por italianët kanë kapur 10-15% se pjesën tjetër nuk e kapin drogë.
Pse u mbush vendi me drogë: u mbush vetëm për një qëllim, që të helmojë votën, që vota të kapet me çdo kusht, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve.
A mund të votohet në një vend ku në të katër anëtar sundojnë bandat e armatosura të kanabisit? Ky kriminel që rri në zyrën e Kryeministrit bërtet si i çmendur se po bën shtet!
Çfarë shteti po bën ti që ke bandat në çdo metër katror të këtij vendi, kur e ke mbushur vendin me banda kanabisi. Po ndërton shtetin e drogës, po ndërton banditokraci!