Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi i vetmi opozitar në parlament, përplaset me Gjiknurin

Ben Blushi është i vetmi opozitar që ka mbetur në parlament, teksa opozita bojkoton prej dy javësh. Seanca e sotme ka nisur me debate mes kreut të Libra-s Ben Blushi dhe ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri për Zharrëzën.

Blushi nga foltorja e parlamentit u shpreh se “banorët e Zharrëzës dhanë sot një mësim të mirë për qeverinë. Protesta e tyre ishte zëri i së vërtetës ndaj kësaj qeverie”.

Ka reaguar ministri Gjiknuri duke iu drejtuar Blushit me fjalët: Po si nuk e ngrite zërin më parë ti, kur ne protestonim krah banorëve të Zharrëzës kur ishin në opozitë? Ti as emrin nuk ia dije fshatit të Zharrëzës, dhe nuk të kam dëgjuar ta përmendje më parë. Ti vetëm të shkruash bukur di, por nuk ke një kauzë dhe kapesh pas kauzave të të tjerëve. Po nuk qeveriste shteti me ty, që vetëm poezi di të bësh.

Please follow and like us: