Albspirit

Media/News/Publishing

Çështja “Haradinaj”, Visar Ymeri: Po mbahet peng i Serbisë, nuk bën të pranohet

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje!” Visar Ymeri, ka reaguar lidhur me seance gjyqësore ndaj liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Për një postimi në rrjetin social Facebook, ai e konsideroi vendimin e autoriteteve franceze si të padrejtë pasi Haradinaj është qytetar i Republikës së Kosovës dhe luftëtar vetmohues për çlirimin e saj

“Është e padrejtë që Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë. Haradinaj sot është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë. Pra po mbahet si peng i Serbisë.

Republika i Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Jurisdiksioni i saj në Kosovë nuk ekziston. Atëherë si i bëhet që prokuroria e Serbisë paska efekt juridik mbi qytetarët e territorin e Kosovës?

Këtë nuk bën ta pranojë assesi Republika e Kosovës. Ramush Haradinaj është qytetar i Republikës dhe luftëtar vetmohues për çlirimin e saj po nga Serbia. Aktakuzat e Serbisë nuk bën të pranohen. Nga askush në Kosovë.
Nga askush që e ka njohur Kosovën si Republikë,”
shprehet Ymeri.

Please follow and like us: