Albspirit

Media/News/Publishing

Çifti Obama, libër me kujtimet nga presidenca, ja sa miliona dollarë do fitojnë

Të drejtat për të hedhur në treg një libër të krijuar nga Barack dhe Michelle Obama mbi kujtimet e tetë viteve në Shtëpinë  e Bardhë, pritet të blihen për 60 milionë dollarë. Të paktën kështu raporton Financial Times. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama kanë bërë marrëveshje me “Penguin Random House” për të botuar një libër. “Kompania ka kërkuar të drejtën e publikimit për dy libra, të shkruar nga Michelle dhe Barack Obama”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese.

960x0

Titulli dhe detajet tjera të ibrit ende nuk janë zbuluar, por thuhet se kompania do të paguajë më shumë se 65 milionë dollarë për të drejtat e autorit. Obama është autor i bestsellerëve “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope”. Ndërsa zonja Obama ka shkruar “American Grown” – libër për ushqim dhe kujdes për kopsht. Nëse kjo ofertë do të realizohet, atëherë ish çifti i parë i SHBA-së do të tejkalojë kontratën e librit biografik të Bill Clinton i cili u shit për 15 milionë dollarë.

Please follow and like us: