Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama-George Ivanovit: Gjuha shqipe nuk është e armikut

Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama nuk është fshehur pas gjuhës diplomatike, teksa është shprehur për krizën politike në Maqedoni.

Presidenti i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, George Ivanov në kundërshtim të hapur me Kushtetutën ka refuzuar të mandatojë kreun e LSDM, Zoran Zaev si kryeministër, pasi marrëveshja që ai e quan platforma shqiptare rrezikon vendin fqinj. Zaev, megjithë a marrë nënshkrimet e 66 deputetëve për të ndërtuar qeverinë e re në Maqedoni gjendet para një zgjedhje të vështirë: të vazhdojë bashkëpunimin me shqiptarët shtetformues apo të bjerë edhe ai në pozitat shoviniste të Ivanovit, gjë që do të thotë me shumë gjasa rikthim të konflikti i armatosur.

Ndërsa kryeministri Edi Rama me këtë rast u shpreh:

Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”

Please follow and like us: