Albspirit

Media/News/Publishing

Francë, vendimi për Ramush Haradinajn shtyhet me 6 prill

Është shtyrë sërish vendimi për ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Me 6 prill Gjykata e Colmar në Francë do të vendos nëse Ramush Haradinaj, do të ekstradohet në Serbi, e cila e akuzon për krime lufte.

Haradinaj ka thënë se ky është vendim turpërues dhe se ai është një peng politik.

“Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë” ka thënë Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Please follow and like us: