Gazetat greke: Shqiptarët çamë akuzojnë “shërbëtorët e Greqisë
Shtypi dhe media greke informon sipas shijes së saj se çfarë ndodh në Shqipëri dhe çfarë deklarojnë politikanët vendas. Të ndjeshëm veçanërisht ndaj aktivitetit patriotik shqiptar, portalet e Greqisë nuk e kanë për gjë të vënë në gojë të politikanëve shqiptarë deklarata të rreme.
Ja çfarë shkruan gazeta greke “Tribune.gr” për deklaratat e Shpëtim Idrizit në Konventën e PDIU-së në Tiranë:
Me zemërim të madh kryetari i partisë së ekstremit të djathtë të çamëve në Shqipëri, Shpëtim Idrizi, ka nisur një sulm me kundërshtarët politikë në Shqipëri, të cilët ai i ka akuzuar si “shërbëtorë” të qeverisë greke.
Presidenti i PDIU (partia e çamëve) dhe nënkryetari i parlamentit shqiptar, Shpëtim Idrizi sipas raporteve në gazetat shqiptare, u takua të martën me zyrtarë të aneksit të partisë në Tiranë.
Në fjalën e tij, raporton gazeta shqiptare “Sot”, Idrizi i bëri të qartë kryeministrit Rama se do të mbetet në koalicion dhe do të bashkëpunojë në fushatë me Partinë Socialiste, vetëm nëse pala e tyre do të ketë përfaqësuesit e vet në komisionet e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit.
Në të njëtjtën kohë, gazeta shqiptare vë në dukje, edhe pse jo me emra, “shërbëtorët e Athinës në Tiranë”.
http://27.al/shpetim-idrizi-pakt-kombetar-per-reformen-ne-drejtesi-dhe-integrimin-ne-europe/