Albspirit

Media/News/Publishing

Helena e Tiranës

 

Çerçiz Loloçi

Panairi i sivjetëm i librit, ndoshta më i anatemuari për shkak të zënkës së disa botuesve, do të mbahet megjithatë kohë mend për një ngjarje sipërore kulturore, botimin e librit me kujtime të Helena Kadaresë “Kohë e pamjaftueshme”.

Në çdo festë libri kanë peshë të gjitha, edhe organizimet sa më të kujdesshme, edhe prurjet e reja, edhe komunikimet e shkrimtarëve me lexues, edhe autorë të huaj që promovohen për herë të parë në Tiranë si rasti i Sebastiano Grassos nga Pen Klubi i Shqipërisë, madje edhe zhurmëria për memuarët e politikanëve, por nëse sjell një botim të rëndësishëm, është i mjaftë qoftë edhe për këtë.

Libri i Helenës, i botuar fillimisht në Francë, rivjen për bashkëkombasit e saj gati një vit më pas si një vepër-çelës për të kuptuar korpusin e madh krijues të Ismail Kadaresë që tashmë përbën një fenomen botëror jo aq të deshifrueshëm.

I konceptuar me një hyrje dhe nëntë kapituj “Letra nga viset e ftohta”, “Jeta në çift”, “Ngrije dhe shkrirje”, “I mundur”, “Shkëputja”, “Nibelle, Shkaba e thyer”, “Midis Tiranës dhe Parisit”, “Një tjetër stil jete”, “Një sfinks në dimër”, vepra shpalos në mënyrë shteruese jetën e një çifti që s’është si të tjerët dhe në radhë të parë hedh dritë të plotë për bashkëshortin e saj, posedues i disa cmimeve letrare ndërkombëtare, mes të cilave “Princi i Asturias”, “Man Booker International”, “Çmimi Servantes” dhe kandidat i disavjetshëm i “Çmimit Nobel”.

2012

Please follow and like us: