Albspirit

Media/News/Publishing

Liderët e tri partive të shqiptarëve deklarohen pas takimit me Moghernin

Vizita e Mogerinit tregon se Maqedonia nuk është e vetmuar, në këtë krizë të thellë të cilët na futën partitë politike prej qeverisjes VMRO-BDI, për periudhën 8 vjeçare të mbështetur mbi krimin, korrupsionin, kapjen e institucioneve etj.

Kështu ka shprehur bindjen Bilall Kasami i Lëvizjes Besa.

“Ne vlerësojmë lartë përkrahjen e BE-së dhe besojmë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë proces”, tha tutje Kasami.

Zijadin Sela tha se deklarata e përbashkët e partive shqiptare është deklarata e arritjes në këto 25 vjet demokraci në Maqedoni.

“Ne duhet të jemi kujdestarë për të cilët ky shtet i mban peng të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Të drejtat e deklaratës janë ato të drejta që ne duhet t’i mbrojmë. Ivanovi me veprimin e tij tregoi se nuk është gjë tjetër veçse vegël e Gruevskit. Bashkimi Evropian në esencë është multigjuhësor dhe multikulturor, prandaj nuk mund që askush të na pengojë të drejtën e gjuhës. Vetëm nëpërmjet gjuhës kemi mësuar shumë gjera, nga historia, gjeografia dhe çdo gjë qe na rrethon, prandaj e drejta e gjuhës është një e drejtë universale qe i takon çdo qytetari të lirë. Prandaj çdo qytetare mbrohet vetëm me gjuhen e tij. Prandaj duhet një shtet me të drejta për të gjithë dhe ky shtet po ashtu duhet t’i garantojë te drejta për çdo qytetar dhe kështu për çdo shqiptar në RM”, tha Sela.

Ndërsa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se qëndrimi skandaloz i Ivanovit vetëm se i vërtetoi tezat, platformën dhe programin e PDSH-së gjatë zgjedhjeve.

“Ai na përkujtoi se ne shqiptarët duhet të kërkojmë ndryshimin e Kushtetutës së RM-së që t’u mundësohet shqiptarëve të jenë të barabartë me maqedonasit. Gjatë takimit shprehëm shqetësimin e madh se ky konflikt politikë shumë shpejt po dhëndërohet në konflikt etnik. U apeloj shqiptarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve”, tha Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Please follow and like us: