Mediu në Washington: Zgjedhjet e pamundura nga Qeveria dhe paratë e drogës
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka nisur një tur takimesh me zyrtarë ndërkombëtarë, për të sensibilizuar dhe informuar ata në lidhje me situatën parazgjedhor në Shqipëri, protestën e opozitës shqiptare, si dhe kërkesën e panegociushme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pas kthimit nga Austria, zoti Mediu ka vazhduar takimet e tij zyrtare në Washington, ku është pritur nga senatorë dhe kongresmenë amerikanë, të interesuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Gjatë vizitës në Washington, zoti Mediu ka pasur një takim kongresmenin Robert Aderholt, njëkohësisht edhe zv/president i Asamblesë Parlamentare të OSBE. Zoti Mediu e ka informuar zyrtarin e lartë amerikan për situatën e paprecedentë që po kalon Shqipëria, ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të pamundura për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe ndikimit të fortë të krimit të organizuar dhe parave te trafikut të drogës. Një fakt I tillë theksoi zoti Mediu është pranuar dhe nga institucionet nderkombetare, të cilët shprehën shqetësimin se buxheti I grupeve kriminaleve është me miliarda euro, shumë herë më I madh se buxheti i strukturave të institucioneve të sigurisë dhe rendit.
Gjithashtu, zoti Mediu ishte i ftuar edhe në një mëngjes pune në Senat. Me ftesë të Senatorit Inhofe, zoti Mediu I parashtroi këtij të fundit, situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri, por njëkohësisht edhe vendosmërinë e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme nëpërmjet një qeverie teknike. Në këtë mëngjes pune ishin të pranishëm edhe Senatorja Suzan Collins, Senatori Robert Casedy, Senatori Luther Strange, Senatori Mike Enzi
Takimet e zotit Mediu kanë vazhduar edhe gjatë darkës me një mik të shquar të çështjes shqiptare në SHBA, Kongresmenin Jeff Forteberry.
Gjatë të gjithave takimeve, politikanët amerikanë shprehën mbështetjen per zgjedhjet e lira dhe te ndershme, levizjen qytetare dhe opozitare nën drejtimin e z Basha, si dhe hapat konkretë që do të ndërmarë opozita në realizimin e objektivit të saj madhor. Ata vlerësuan kërkesën e opozitës për një Reformë Zgjedhore dhe shprehën angazhimin e tyre për monitorimin dhe sensibiblizimin në këtë drejtim edhe të administratës Trump, e cila ndjek me mjaft vëmendje zhvillimet në Shqipëri.