Albspirit

Media/News/Publishing

Meta ashpërson gjuhën me Ivanov: Retorikë nacionaliste anti –shqiptare që cënon stabilitetin e Maqedonisë

Edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, e quajti gjuhën e presidentit maqedonas Ivanov si retorikë nacionaliste anti -shqiptare. Në një deklaratë të tij, Meta thotë se kjo cënon bashkëjetesën ndëretnike dhe cënon stabilitetin e Maqedonisë.
Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta për situatën në Maqedoni

Shpreh shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe inkurajoj të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.

Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.

Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë.

Please follow and like us: