Albspirit

Media/News/Publishing

Mogherini: Ivanov të ndryshojë vendimin që i refuzon mandatimin Zoran Zaev

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Maqedoni, deklaroi se Presidenti Gjorge Ivanov gaboi me refuzimin e mandatimit të Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

“Kërkojmë nga Presidenti Gjorge Ivanov që të mos shkelë parimet themelore të demokracisë dhe të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin që i refuzon mandatimin Zoran Zaev, liderit të partisë së dytë fituese në zgjedhje”- tha Mogherini para mediave pas takimit me Presidentin Ivanov.

Më herët gjatë ditës së sotme, diplomatja e lartë u takua edhe me liderin e LSDM Zoran Zaev, i cili tha se kishte marrë garancitë dhe përkushtimin e BE për të ardhmen demokratike të Maqedonisë.

Please follow and like us: