Albspirit

Media/News/Publishing

“Pianeta Italia News” i përgjigjet Ramës dhe mediave të tij. Hetoni, ju helmuan…

Pas letrës që ka marrë nga ambasada e Shqipërisë në Romë, Pianeta Italia News ka dhënë edhe përgjigjen e vet në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga qeveria e Edi Ramës.
Me një artikull të shkurtër, media italiane është shprehur se dokumentet dhe faktet nuk mund të kundërshtohen, ndërsa sipas tyre, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për zhdukjen e 1300 kontenierëve me plehra dhe lëndë kimike.
Ja çfarë shkruar redaksia e Pianeta Italia News

Një përgjigje për shqiptarët
Por ja që ne nuk jemi një ‘Web inekzistent’!
Të paktën kështu thonin disa televizione shqiptare që trajtuan hetimin tonë dhe e duke u shprehur për rolin e papërfillshëm të një punë gazetareske investigative për të zbardhur një prej ngjarjeve më të rrezikshme dhe të frikshme në lidhje me krimin ndaj ambientit në “vendin e shqiponjave” në Ballkan.
Dhe më pas një interesim shumë të madh, nga ana e televizioneve dhe gazetave dhe më shumë se 30 mijë klikime brenda 48 orëve për një artikull jo shumë të rëndësishëm për ne, në Itali, por për një çështje shumë të ndjeshme në Shqipëri në lidhje me dyshimet se dikush në politikë ka bërë ose ka ende interesa për të favorizuar “trafikantët e plehrave’.
Një shtyp i lirë në një vend të lirë, nuk bën asgjë më shumë se detyrën e tij, atë të informimit.
Nuk është “luftë politike” nëse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shkon në parlament dhe paraqit një ligj duke kërkuar që të lejohet importimi i mbetjeve dhe plehrave urbane e industriale, pasi mori votat e popullit të tij duke u shprehur me të madhe se “Shqipëria nuk do të bëhej tualeti i Europës”.
Dhe nuk e nevojshme që të flitet e të bërtitet për një “komplot” me prapavijë politike, kur faktet dhe dokumentet flasin vetë.
Ambasadorja e Shqipërisë në Itali i ka shkruar një letër redaksisë së “Pianeta Italia News” dhe është një nder i madh për ne që të kemi këtë lloj vëmendje.
Më shumë se paralajmërim ne ishim duke pritur një solidarizim dhe në fakt edhe një falënderim.
Gjithsesi ne kemi detyrën që të publikojmë letrën e saj, duke ruajtur pozicionet dhe shkrimet tona. Këtë po e bëjmë edhe për drejtësi, por edhe për të respektuar rregullat e lirisë së shtypit.
Por ne duhet ti themi zonjës Ambasadore se dikush – në këtë çështje – ka përgjegjësi politike të rëndësishme dhe ndoshta ato 1300 kontenierëve të zhdukur janë edhe preteksti se pse Republika e Shqipërisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj të Parlamentit duhet të ngrejë një komision për të hetuar trafikun e plehrave, në të shkuarën, të tashmen dhe në të ardhmen sepse siç duket nuk ka pasur shumë vigjilencë në këtë punë.

Please follow and like us: