Postoi foto brutale të ISIS, PE i heq mandatin Marine Le Pen
Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin, me një maxhorancë të dukshme, deputetes së ekstremit të djathtë francez, njëkohësisht kandidates presidenciale, Marine Le Pen për postimin e imazheve grafike të viktimave të grupit terrorist islamik të ISIS-it.
Heqja e imunitetit i lejon një gjykate në Paris që të hetojë atë për postimin e tre imazheve të brutalitetit të ISIS-it në Twitter, në vitin 2015, përfshirë një fotografi të trupit pa kokë të gazetarit amerikan, James Foley.
“Mendoj se një maxhorancë e dukshme mbështeti heqjen e imunitetit”, tha deputeti që kryesonte sesionin plenar.
Please follow and like us: