Presidenti Ivanov u çmend
Spartak Ngjela
Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj.
Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre në tokën e tyre dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve.
Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend.
Po partia maqedonase që përkrah shqiptatët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë.
Po Maqedonia e lashtë e Aleksandri të Madh ç’ka qenë?
Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qënë dialekte të një gjuhe.
Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit?
Nuk kanë asnjë lidhje, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII-të.
E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500 vjeçare. Qeshni me injorancën!… Se shqiptarët sot janë shumë të fortë.