Pse lajmet e rreme besohen më shumë se lajmet e vërteta
Këto kohë, kemi në problem të ri: lajmet e rreme. Kjo nuk do të thotë raportim i dobët. Do të thotë artikuj të rremë, për të cilët autorësia u njihet gazetave që nuk ekzistojnë, të krijuara qëllimisht për të mashtruar. Gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA, lajmet e rreme përhapeshin më shpesh se sa ato reale. Nuk ishin thjeshtë gabime; ishin artikuj të rremë të krijuar për të përhapur gënjeshtra, dhe ekzistojnë në të dy krahët. Votuesit demokratë sajuan një citim sipas të cilit Donald Trumpi i quante republikanët “grupi më budallenj i votuesve në vend”, ndërkohë që republikanët nxorrën një lajm të rremë për Hillary Clintonin, që shkaktuar vrasjen e një agjenti të FBI gjatë një zjarri në një shtëpi.
Këto lajme kanë një efekt psikologjik të zgjatur. Edhe pasi këto gjëra quhen “lajme të rreme”, shumë njerëz ende i besojnë. Në një eksperiment, studiuesit i thanë një grupi njerëzish një histori të sajuar dhe bënë sikur ishte e vërtetë. Pasi i kishin bindur, ata pranuan që e kishin sajuar, por disa njerëz u kapën fort pas asaj që u ish thënë dhe nuk e besonin përgënjeshtrimin. Edhe pasi studiuesit u thanë se ishte gënjeshtër, sërish disa pjesëmarrës këmbëngulën që kish ndodhur vërtetë.