Rama-gazetës italiane: Do ju hedh në gjyq për skandalin
Zyrtarisht nuk ka asnjë reagim për median në Shqipëri, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur që të përgjigjet duke kërcënuar “Pianeta Italia News”. Me anë të ambasadores së Shqipërisë në Romë, qeveria i ka dërguar një letër redaksisë së agjencisë italiane që ka bërë edhe zbulimin e zhdukjes së 1300 kontenierëve me lëndë kimike.
Ja çfarë shkruan ambasadorja e Shqipërisë në Romë:
Kërkesë për përgënjeshtrim dhe një parlajmërim sipas Nenit 8 L. 48/1948
Më datë 28.02.2017, në të gjithë median dhe portalet shqiptare online është përhapur me shpejtësi një lajm që kishte si burim informacioni artikullin e publikuar në portalin online pianetaitalianews.it, me titull “Mbetjet connection, pista shqiptare”.
Nëntitulli shkruante “… biznesi i mbetjeve alarmon popullsinë shqiptare, ndërsa politika vihen në dispozicion të lojës së trafikantëve të plehrave… Gjykata italiane dëshiron të shohë qartë, por po hetohet edhe në Shqipëri”.
Artikulli vazhdon, duke raportuar se “… hetime të rezervuara shumë shpejt do të arrijnë në fazën kryesore, përshpëritet në korridorët e Pallatit shqiptar të Drejtësisë”.
Në pjesën e fundit, artikulli konkludon me frazën e mëposhtme:
“Gjurmimi i i përgjegjësisë çon drejt pallatit të pushtetit në Tiranë dhe i bën thirrje përgjegjësisë politike të vendit të shqiponjave”.
Gjërat rëndohen më tepër duke i bashkëngjitur foton e kryeministrit shqiptar një fotoje të landfillit të Dresias në Shkup.
Shkrimi nuk i korrespondon të vërtetës.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në Shqipëri, Prokurori i Përgjitshëm i Republikës z. Adriatik Llalla, më 28.02.2017, deklaroi “nuk ekziston asnjë hetim lidhur me lajmin e përhaur sot, rreth mundsisë së hyrjes ilegale të kontejnerëve me mbetje. Më tej saktësoshet se në takimin e Prokurorit të Përgjithshëm z. Adriatik Llalla me Prokurorin italian të Anti-Mafias, z. Franco Roberti, nuk është diskutuar për një çështje të tillë”.
Diskreditimi rezulton në Itali – dhe edhe më tepër në Shqipëri – i shtrirë dhe shumë i përhapur. Media shqiptare ka dënuar dhe stigmatizuar vepritmtari të palighshme të atribuar direkt qeverisë dhe në veçanti kryeministrit, me një impakt të rëndë mbi ekuilibret politikë e socilë në vend.
Edhe më i rëndë rezulton dëmi i imazhit të Republikës së Shqipërisë dhe konteksualisht fyen vendin që ambasadorja e nënshkruar ka nderin të përfaqësojë.
Dëmet që pasojnë janë të të njëjtin intensitet dhe shtrojnë nevojën e një përgënjeshtrimi të lajmeve të rreme.
Duke ju ftuar të verifikoni, çka është detyrë dhe përgjegjësi ligjore e juaja, vërtetësinë e lajmit të përhapur, ju kërkoj formalisht të publikoni me të njëjtat karakteristika tipografike një përgënjeshtrim të qartë të asja që është raportuar në mënyrë të rremë nga gazetari (të cilit i është dërguar një kopje e kësaj kërkese), sipas ligjeve italiane e ndërkombëtare.
Në veçanti Neni 8 L 48/1948 edhe modifikime e tij të mëpasme, përcakton detyrimin e redaktorit përgjegjës të vendosë në të njëjtën faqe ku është raportuar lajmi përgënjshtrimin dhe deklarata e referimit që duhet të botohen me të njëjtat karakteristika tipografike.
Ju vë në dukje që ushtrimi i të drejtës së kronikës lejohet dhe është subjekt i tre kushteve thelbësore:
– Përputhja e fakteve të treguar dhe atyre të ndodhur (parimi i të vërtetës),
– Përputhja e formës me të cilën janë ekspozuar (parimi i përmbajtjes)
– Dobia shoqërore e informacionit (parimi i lidhjes me çështjen).
Ambasadorja e nënshkruar mendon se respektimi i parimeve është i detyruar dhe legjitimon kërkesën e paraqitur.
Me nderime
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë
Dr. Anila Bitri