Albspirit

Media/News/Publishing

Silvi Bardhi: Kush e kërkon vetingun?

 

Edi Rama, i cili bëri deputetë, drejtorë, funksionare të lartë në qeveri, bashki dhe parti, të dënuar nga gjykatat e Europës, për trafik droge, trafik të qenieve njerëzore dhe përdhunues në grup.

Hipoteza se Rama do drejtesinë bie sepse bandat më të rrezikshme, u liruan pak muaj para zgjedhjeve të cilat PD nuk i pranon.

Partia Demokratike kërkon fuqishëm një drejtësi të pakapur, të pakorruptuar dhe të drejtë. Kërkon që shqiptaret të jetojnë siç jeton çdo qytetar i shoqërisë së civilizuar. Edi Rama heshti 1 javë për të shpikur një kundërprotestë me njerëz të paguar nga qeveria apo bashkia e Tiranës.

Madje 1 person ka firmosur disa herë për një pseudokauzë, shpikur në dhomën e fluturave në godinën ku hyjnë e dalin ata që më se paku duan zhvillimin e Shqipërisë.

Sot shqiptarët po fillojnë të besojnë se Rama me slloganin “Po bëjmë shtet”, gënjen çdo njeri që përballet me rënien e një vendi ku ligji nuk funksionon, jeta është bërë më e shtrenjtë, punë nuk ka, siguri ushqimore nuk ka, shpresë nuk ka, madje shteti ka vdekur!

Shtëpia e Lirisë është sot zëri i njerëzve të lirë, të cilët duan ndryshim!

Dhe ndryshimi po vjen! Republika e re po lind!

Please follow and like us: