Trump përlot Kongresin, të gjithë në këmbë për gruan e marinsit të vrarë
Në një moment emocional, që mori duartrokitjet më të fuqishme të fjalimit, Presidenti Trump nderoi para Kongresit Amerikan, gruan e ve të një marinsi amerikan.
William Ryan Owens po shërbente në një nga luftanijet amerikane në Jemen, kur u vra në një sulm terrorist, muajin e kaluar, shkruan “Fox News”.
“Veteranët tanë kanë sakrifikuar për këtë komb dhe tani ne duhet të sakrifikojmë për ta”,- tha Trump në fjalimin e tij dhe prezantoi Carry Owens, të vënë e marinsit, duke bërë që të gjithë të ngrihen në këmbë për disa minuta rresht.
“Ryan vdiq ashtu si jetoi: si një luftëtar dhe një hero….ai luftoi kundër terrorizmit për të mbrojtur kombin tonë”,- ka thënë Trump.
Owens mund të shihet duke qarë ndërkohë që i gjithë kongresi është ngritur në këmbë dhe duartroket pa pushim.