Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia dorëzon zyrtarisht kandidaturën për organizimin e EURO 2024

Federata e Futbollit e Republikës së Turqisë (TFF), ka aplikuar zyrtarisht për kandidaturën e organizimit të Kampionatit Europian të Futbollit 2024 (EURO 2024), raporton Anadolu Agency.

Presidenti i TFF-së, Yildirim Demiroren, dosjen zyrtare për aplikim për organizimin e EURO 2024 ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, në qytetin Nyon të Zvicrës në selinë e UEFA-s.

Afati për paraqitjen e dosjeve të shteteve për organizimin e kampionatit përfundon nesër.

Ndërkohë, edhe Gjermania dorëzoi dosjen për organizimin e EURO 2024.

Please follow and like us: