Viola Spiro rrëfen se çfarë nuk i tregon asnjëherë nënës së saj
E rritur me pasionin për letërsinë dhe artin, Brunilda Spiro, mami i dy motrave të njohura të ekranit, Viola dhe Spiro, nuk është e panjohur për publikun. Nëse viziton profilin social të Violës, motra e saj e dytë është gjithandej. Qysh fëmijë, Brunilda ka ëndërruar që dy vajzat e saj të bëheshin pjesë e televizionit. Ndoshta këtë dëshirë e ka pasur edhe më shumë se vetë ato. Kështu tregon mami i Violës, e cila për herë të parë ka qenë e ftuar në një studio televizive me të bijën. Nënë e bijë kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre në “Rudina”, jo vetëm si prind – fëmijë, por sidomos për marrëdhënien e tyre si shoqe. Pothuaj të pandara nga njëra-tjetra gjatë gjithë ditëve të javës, Viola dhe Petrula Spiro kanë gjithmonë pas vetes shoqen e tyre të ngushtë – Brunildën. Si? tregon edhe vetë moderatorja, nuk e ka ndier nevojën për të dalë me shoqet aq shumë sa bashkëmoshataret e saj, sepse ajo është gjithmonë pranë mamit: “Kalojmë shumë kohë me njëra-tjetrën, përve? rasteve kur unë jam në punë apo e shkëputur për jetën time personale, por e kam shumë të koordinuar këtë kohë. Paraditet dhe kafet i kalojmë gjithmonë bashkë..” – rrëfen Viola për të ëmën.
Edhe një marrëdhënie e tillë mjaft e ngushtë ka një pjesë në të cilën Brinildës i duhet të bëjë mamin. Në fakt, si? tregon ajo, është gjithmonë vigjilente, edhe pse shfaqet si shoqja e ngushtë. Pyetjes së Rudinës deri ku shkon marrëdhënia mes shoqeve dhe nënë e bijë, Brunilda i përgjigjet: “Unë, për këtë pjesë jam e kamufluar. Si cdo prind, edhe unë them që vajzat i kam shumë të mira, por e kam gjithmonë vigjilencën…” – tregon ajo për marrëdhënien me të bijat.
Megjithatë, ka dicka që e bija nuk ia thotë asnjëherë së ëmës. Ndodh në rastet kur ka dicka të parëndësishme, dicka që e bezdis apo dicka që… “Në përgjithësi, unë jam shumë e hapur me mamin. Edhe në momentet e vogla dhe të parëndësishme. Kështu kam qenë qysh në fëmijëri. Madje edhe në ato rastet kur kishin filluar ato pëlqimet e vogla, edhe kur mami nuk më linte të dilja natën… Gjërat që nuk ia tregoj janë gjëra që më bezdisin ose gjëra që e bëjnë shumë merak. Gjërat që nuk ia them asnjëherë janë rastet kur nuk dua ta shqetësoj apo ta vë në merak, edhe pse kjo është e vështorë, sepse ndien gjith?ka që më ndodh. Edhe sot e kësaj dite, mami më thotë “të kam ende këtu në bark”, edhe pse jam e rritur. E ndien gjith?ka që më ndodh, ndien edhe shqetësimin më të vogël”, – tregon moderatorja.
Aq sa është një marrëdhënie komplekse, aq është edhe e bukur. Nënë e bijë, por më shumë dy shoqe që, më shumë se gjith?ka tjetër, te njëra – tjetra vlerësojnë komunikimin e hapur./revistaclass/