Zbulohen takimet e fshehta së administratës Trump me rusët
Ministri i Drejtësisë së administratës së presidentit të SHBA, Donald Trump dhe ish-senatori i SHBA, Jeff Sessions është takuar 2 herë gjatë vitit të kaluar me diplomatin rus në Washington, Sergey Kislyak.
Sipas raportimeve që vijnë nga Departamenti i Drejtësisë, një situatë e ngjashme çoi në pushimin nga puna të ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, Mike Flynn.
Sessions nuk përmendi asnjë nga takimet e tij kur foli gjatë betimit për lidhjet që mund të kishin zyrtarët amerikanë me rusët, në fushatën e Trump në vitin 2016. Kjo sjell në ngjalljen e polemikave në lidhje me marrëdhëniet që ka administrata Trump me rusët dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet presidenciale.
“The Washington Post” ishte e para që raportoi në lidhje me këto takime.
Sipas zyrtarëve të mëparshëm qeveritarë, Sergey Kislyak, ambasadori rus në SHBA, konsiderohet nga inteligjenca amerikane si një nga spiunët kryesorë rusë në Washington.
Sessions është takuar me Kislyak 2 herë, në korrik në konventën republikane dhe në shtator në zyrën e tij, kur ai ishte anëtar i komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.
Ai iu kundërpërgjigj këtyre akuzave, duke deklaruar fuqishëm se nuk i ka diskutuar kurrë çështjet e fushatës presidenciale me askënd nga Rusia.
“Unë nuk jam takuar me asnjë diplomat rus për të diskutuar çështjet e fushatës. Nuk e kam idenë çfarë janë këto akuza. Janë false”, u shpreh Sessions.