Erion Kristo: Nëse zgjedhjet zhvillohen si në Dibër nuk ia vlen të votohet
Pedagogu i njohur Erion Kristo tha në studion e “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, se nëse zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen si ato në Dibër vitin e shkuar, më mirë të mos zhvillohen fare.
Ai thotë se Basha ka detyra të vështira.
“Kemi një qeverisje e cila në mënyrë konstante është arrogante me qytetarin. Kur opozita ngrihet dhe njerëzit dalin në shesh, dalin shumë më shumë njerëz. Opozita ka problemet e saj dhe ajo duhet të spastrohet.
Nuk është e lehtë. Edhe Ramës ju deshën shumë vite të pastronte PS-në dhe të krijonte një PS rilindëse që ndoshta është shumë më keq se ajo që ishte. Basha ka detyra të vështira.
Nëse do të votohet në qershor siç u votua në Dibër kështu, nuk ia vlen fare të votohet.
Është tulla e parë. Po e vure shtrembër, e gjithë ngrehina do të dalë e shtrembër. Të protestosh për ujin? Kush e vjedh? Këta që e menaxhojnë. Po sikur të mos protestojë fare dhe të mos reagojë opozita çfarë do të ndodhë? Deri dje thoshin pse opozita është kaq e vakët. Të gjithë e kanë akuzuar. Kur ajo tregon forcën, vendosmërinë”, tha Kristo.