Albspirit

Media/News/Publishing

Hetimi për Sessions, Trump: Një gjueti shtrigash e vërtetë

“Një gjueti shtrigash e vërtetë”. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump, sa i takon akuzave ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, se i ka fshehur Senatit takimet e tij me ambasadorin rus në SHBA.

“Sessions është një njeri i ndershëm, nuk ka bërë asgjë të gabuar. Duhej të ishte përgjigjur në mënyrë më të kujdesshme, por është e qartë se s’ka bërë asgjë me qëllim”, – nënvizon Trump, duke akuzuar demokratët të mos “e teprojnë”.

Ai u vu nën presion të madh, pasi u zbulua se kishte takuar të dërguarin rus gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, pavarësisht se më herët kishte thënë se nuk kishte asnjë komunikim me rusët.

Sessions i kishte quajtur akuzat ndaj tij, të pabesueshme dhe të rreme, ndërkohë që në një dalje para shtypit, ai pohoi se ishte takuar me diplomatin rus, por nuk mbante mend të kishte zhvilluar asnjë bisedë politike me të.  Edhe eksponentë të lartë të partisë Republikane, mes zërave të tjerë kritikë, kishin kërkuar që ai të tërhiqej nga hetimi i FBI.

Sipas akuzave, kontaktet e anëtarëve të përfaqësuesve të presidentit amerikan gjatë fushatës elektorale me diplomacinë ruse, kanë shërbyer për të favorizuar zgjedhjen e miliarderit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Please follow and like us: