Albspirit

Media/News/Publishing

Rriten tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë

Ditëve të fundit janë ngritur tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë, pas arrestimit të gazetarit gjerman në Turqi, i cili sipas Ankarase dyshohet për terrorizëm.

Gjermania ka reaguar ndaj këtij veprimi të drejtësisë turke, duke kërkuar lirimin e tij dhe respektimin e lirisë së mediave në Turqi. Gjermania ka deklaruar se nuk janë të dëshirueshëm në Gjermani zyrtarët turq që shkelin të drejtat e gazetarëve.

Sot ambasadori i Gjermanisë në Ankara, Martin Erdmann, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me zhvillimet që rezultuan në anulimin e takimit të ministrit të Drejtësisë të Turqisë, Bekir Bozdag me qytetarët turq në Gjermani.

Sipas mediave turke, Erdmann është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme me urdhër të ministrit Mevlut Çavusoglu, në lidhje me ngjarjet pas së cilës pasoi anulimi i programit në Gjermani, ku ministry Bozdag duhej të takohej me qytetarët turq në Gjermani.

Zëvendëskëshilltari, Mehmet Kemal Bozay, ambasadorit gjerman i ka përcjellë pakënaqësinë dhe reagimet në lidhje me zhvillimet e fundit.

Please follow and like us: