Albspirit

Media/News/Publishing

Armand Rada, shqiptari nga Hasi që aktivizohet me të rinjtë e Interit

Një tjetër talent nga shqiptarët e diasporës, kësaj rradhe nga Hasi, po korr sukses në futbollin Italian.

Ndryshe nga lajmet gri që mediat vënë në spikamë për shqiptarët, kemi dhe një panoramë tjetër të shqiptarëve, që lihet në hije, atë të suksesit të tyre, falë shumë sakrificave dhe punës së  tyre disavjeçare.

Armandi, 18 vjeç, pas grumbullimit me të rinjtë e Interit në nëntor të 2016-tës, u cilësua nga menaxherët e sportit si një zbulim me të ardhme.

Talenti i tij nuk kaloi pa interes edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Këtë vit, hasjani i lindur në Krumë, por që jeton në Itali, ftohet nga Kombëtarja U19!

Duke parë ecurinë e tij, trajneri i U19 Erion Bogdani e afroi me të rinjtë e Kombëtares si mesfushor, duke rritur mundësitë e tij për një te ardhme për në Kombëtaren A.

Së fundi, Kombëtarja U-19  arriti të triumfoje në finalen e turneut “Roma Caput Mundi”e zhvilluar “Anco Marzio di Ostia”.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Rumanisë.

Please follow and like us: