Avokatja e Shtetit nxjerr zbuluar Kryeministrin: Shteti fitoi gjithë gjyqet
Ditët e fundit Kryeministri Edi Rama ka shtuar akuzat ndaj gjyqësorit duke akuzuar gjyqtarë dhe prokurorë se vendimet e tyer kanë penguar investimet e qeverisë vecanërisht në turizëm. Sipas Ramës gjykatësit japin vendime kundër shtetit duke menduar se prona e shtetit është pronë pa zot.
Por të gjithë janë gati të besojnë Ramën në deklaratat e tij nëse do ta bënte këtë gjë edhe Avoktja e Shtetit. Alma Hicka ka raportuar në Kuvend pak ditë më parë se shteti ka fituar jo pak por 97 për qind të gjyqeve.
Në grafikun më poshtë përpiluar nga zyra e Avokaturës së Shtetit duket qartë se sa fitore ka arritur shteti në raport me privatin në gjyqet e zhvilluara në të gjitha shkallët e gjykatave.
“ Avokatura e Shtetit ka përfunduar Analizën Vjetore të Punës për Vitin 2016 dhe vlen të theksohet se Vlera Totale e çështjeve që janë diskutuar në gjykime brenda vendit në vitin 2016 është afërsisht 120 miliard lekë ose afërsisht 1 miliard $ amerikanë nga të cilat 93 % janë fituar nga shteti shqiptar në gjyqe të përfaqësuara nga Avokatët e Shtetit në Gjykatat Kombëtare.
Në një këndvështrim krahasimor, në analizën e vitit 2013 rezultonte se vetëm 30% e çështjeve të fituara në vlerë ishin në favor të shtetit. Kjo përqindje e çështjeve të fituara ka ardhur në rritje në vitet në vijim duke arritur sot në rezultatin rekord prej 93%. Për saktësi dhe lehtësi referohuni tabelës dhe grafikut më poshtë”:
Por cfarë thotë Rama:
Universiteti i Elbasanit, 27 Shkurt 2017 flet per gjyqet e humbura te pronave te shtetit dhe nuk mund tei japi ne investime strategjike. “ Siç ndodh zakonisht, disa pretendentë si pasardhës të një familjeje të vjetër shkojnë në gjykatë për të marrë një pronë ku kurrë më parë nuk ka pasur as jetë dhe as kullotë. Ata kërkojnë 50 hektarë dhe gjykata iu jep 500 hektarë. Është si të shkosh të gjykatë për t’u ndarë nga burri dhe të të japin 5 burra, kur del nga gjykata. Apo të shkosh në gjykatë të kërkosh të ndash pronën me prindërit dhe të japin të edhe 5 shtëpi të komshinjve.
Nga vjen kjo çmenduri zemërgjerë?
Shumë e thjeshtë! Nga fakti që shteti, nga gjykata trajtohet si mall pa zot. Në momentin kur gjykatësve iu është shfaqur kjo mundësi, është e natyrshme logjika, si ka mundësi që tjetri kërkon 50 dhe këta i japin 500! Se u kanë thënë, marrim 500, edhe ti merr më shumë se 50, edhe ne marrim pjesën tonë dhe të bëhemi të gjithë turistë te prona e shtetit”.
Takim me investitorët në Tiranë, 28 shkurt.
“ Problemi i madh i paqëndrueshmërisë juridike të gjendjes faktike dhe i pasigurisë për shkak të një sistemi drejtësie që i kërcënon kontratat, bën që investitorët të jenë jashtëzakonisht skeptikë. Eksperienca e këtyre viteve na bën që jo vetëm t’i japim atyre të drejtë, por të jemi shumë të vendosur për ta shembur pallatin e vjetër të drejtësisë.
Asnjë mundësi tjetër nuk ka. Asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Nëse duam ta rrisim ekonominë më shumë sesa rritja e qëndrueshme dhe e përcaktuar nga faktorët që aktualisht kemi në fushën e zhvillimit ekonomik, kjo rritje e mëtejshme kalon përmes shembjes së sistemit të vjetër të drejtësisë, kalon përmes goditjes së këtyre gjykatësve dhe prokuroreve që e kanë shkatërruar bazën e shtetit shqiptar, për 25 vjet, me vendime të tilla. Këto janë disa vendime flagrante, por janë me mijëra e mijëra vendimet që kanë sjellë konflikte pronësie në nivelet më të ulëta, në kuptimin e metrave katrorë”.
Në universitetin e Shkodrës, 1 mars: Ne Shkoder me studente tregon se si gjykata i jep kerkuesir nga 49,5 ha ne 495 ha ne dem te shtetit si dhe korrupsion tjeter ne dem te shtetit nga gjyqësori.
Tani ose genjen njeri ose tjetri. Me siguri genjen Kryeministri se Avokatja Shtetit perfaqeson shtetin ne baze te ligjit, ka bere analize vjetore dhe sipas ligjit ” Per Avokaturen e Shtetit” ia raporton Ministrit te Drejtesise. Si duket ky i fundit nuk e ka njoftuar Ramen, ose ky i fundit ka harruar te kerkoje informacion nga Avokatura e Shtetit para se te jape leksione te hapura tek studentet dhe investitoret. Droni.al