Brikena Bogdo: SOROS- izëm
Soros nuk synon figurën Soros, por ideologjizimin e tij, “Soros-izmin”. Marksi, Lenini, Stalini, nga figura shndërruan linjat e tyre politike në ideologji, Marksizëm, Leninizëm, Stalinizëm. Soros konkurron me strukturat e shtetit, për t’i dominuar ato. Anëtarët e bordeve të tij shndërrohen në figura të rëndësishme të politikës dhe rëmbejnë poste të rëndësishme në administratën shtetërore. Ai po synon sorosizëm, si një ideologji të re globaliste.
Qëllimi i tij është një përmbysje dhe minimizim i sovranitetit të shteteve, në favor të institucioneve ndërkombëtare si FMN, BB, apo ligjeve ndërkombëtare, për të prevaluar këta të fundit. Pra shtetet të humbin fuqinë e tyre, në favor të globalizmit “sorosian”. Moderatori amerikan Beck, në vitin 2010, në një emision dedikuar figurës së Soros, me titull “Mjeshtri i marjonetave”, hedh idenë se Soros me ndihmën e të tjerëve, po përpiqet që të shkatërrojë ekonominë amerikane, për një rend të ri botëror, globalist, kundër sovranitetit të shteteve, ku përfshihet edhe Amerika.
“Peshkaqeni” i financave, pasi u bë ndër më pasanikët e planetit, synoi të bëhej ndër figurat më me ndikim në politikën botërore, flamur i mendimit progresiv globalist. Në fakt, sorosizmi nuk është ideologji autentike e tij, pasi e ka huajtur nga filozofi Karl Popper, për një shoqëri të hapur, që refuzon identitetin, kufijtë, dhe kombet. Por, njëzet vitet e fundit, Soros ka financuar në përhapjen e këtyre ideve.
E konsideron vetveten Mesia (zoti). Ndërkohë akuzohet, se bën pjesë në një shoqëri sekrete, krijuar në Angli në vitin 1884, ku bënte pjesë edhe shkrimtari George Orëell, i cili botoi librin e tij “1984”. Jo më kot ky shkrimtar i vendos këtë titull librit të tij, pasi kjo shoqëri sekrete, pretendonte që pas 100 vjetësh, do të krijohej socializmi botëror. Sot, Soros është figura që lufton më së shumti për globalizmin, apo shtete të hapura pa kufij, por me orientim majtist. Jo rastësisht përmenda Leninin, Stalinin, pasi ishin ata që hodhën themelet për një internacionalizëm proletar. Sipas tyre, shtetet sëbashku duhet të funksiononin, si një zinxhir, pa u këputur asnjë hallkë. Globalizmi sorosian është një tentativë e re e një forme të vjetër, e quajtur ‘Internacionalizmi proletar”.
Globalizmi është formë e re e një pushteti ideologjik. Internacionalizmi proletar dje, globalizmi sorosian sot, bota unike, pa kufij, pa ngjyrime, ka qenë orientim majtist dhe mbetet orientim majtist. I mirë, apo i keq? Internacionalizmi proletar dështoi. Globalizmi mbetet për tu parë, pasi dhe financimet për të realizuar qëllimin janë të konsiderueshme.
Fondacionet për shoqëritë e hapura, startuan në 1984, janë përdorur nga Soros, për të dhënë 7 miliardë dollarë, grupeve dhe shoqatave të majta. Soros është themelues i grupimit “MoveOn.org”, një grupim me orientim politik, që mblidhte rreth vetes miliona dollarë, në mbështetje të kandidatëve të majtë liberalë. Kjo është arsyeja e sulmeve të tij, ndaj kandidatëve konservatorë. Ashtu siç dje sulmonte ish presidentin amerikan George W.Bush, duke e quajtur Hitler, sot sulmon presidentin Trump, si diktator.
Soros e ka deklaruar, që rrëzimi i Bushit, në vitin 2004, ka qenë fokusi kryesor i jetës së tij. Ai dha 23.5 miliardë dollarë, 527 grupeve, të krijuara posaçërisht për rrëzimin e Bushit.
Në vitin 2011, revista “Forbes”, shkruajti një artikull ku shprehet, se Soros urrehet, pasi shumë aziatiko-qëndror, dhe europiano-lindor, besojnë se ai përdor paratë e tij, për të shkatërruar sistemet e tyre politike. Për këtë arsye disa nisma të mbështetura nga Soros, janë ndaluar në Rusi, Kazikistan. Presidenti Hungarez sot, po kërkon largimin e strukturave të Sorosit nga Hungaria dhe nisma te ngjashme po ngjallen edhe ne Letoni, apo vende të tjera europiane.
Prej 20 vitesh, ai po përdor forma “humanitare”, për të rritur sorosizmin. DC Leaks, ka bërë publike 2576 dokumenta, të hakeruara nga serveri i fondacionit që paraqesin strategjinë e implementuar, për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve dhe në opinionin publik. Faktikisht në televizionin amerikan CNN, në vitin 2014, vetë ai, ka pranuar se fondacioni i tij, në Ukrainë, ka kontribuar direkt në revolucionin portokalli.
Këtë politikë majtiste ka ndjekur Soros edhe në Shqipëri. DC Leaks, ka publikuar disa mesazhe, të Majit të vitit 2014, ku deklarohet, se “fondacioni për shoqërinë e hapur, ka qenë shpesh me PS, dhe kjo ia ka dëmtuar besueshmërinë, në Tiranë dhe Bruksel”.
Që ai synon nëj lëvizje të re, shoqëri të hapur demokratike, ide liberale, globalizëm, kjo është pjesë e luftës së tij, por që e lëvron underground, aktivitetin politik, për ndikime politike, për dominime ideologjike, kjo komprometon rëndë të gjithë lëvizjen e tij.
Tentativa për të ndërhyrë në të gjithë botën, me struktura të ngritura, financime e ndihma sociale, por nëndheshëm, për ndikime politike, tregon përpjekjen për “kapje globaliste” dhe “pushtim ideologjik globalist”. Ai përhapi emisarët e tij në të gjithë botën, jo më për figurën Soros, por për ideologjinë e tij “sorosizmin”.
Pushteti financiar, për Soros, është pazgjidhshmërisht, i lidhur me pushtetin ideologjik. Me pushtetin financiar zgjeron pushtetin ideologjik. Lufton dhe kërcënon çdo pushtet të ri që kërcënon pushtetin e tij financiar. Me ardhjen në presidencë të Donald Trump, Soros ka humbur një miliardë dollarë. Kjo është arsyeja që ai po financon grupimet anti-Trump në Amerikë, pasi ndjen rrezikun, që gjithmonë e më tepër, do të humbasë fuqi dhe dominim ekonomik. Ai hyn gjithmonë për të ndryshuar rregullat e lojës, jo t’ja ndryshojnë të tjerët ato.
“Spekulanti” financiar ka luajtur role decisive, në zhvleftësimin e disa monedhave, në vende shumë të zhvilluara europiane. Në Itali, në vitin 1992, Soros, detyroi Bankën Qëndrore të Italisë që të shiste 48 milion lireta, duke zhvleftësuar këtë monedhë, për të fituar shuma marramendëse. Kjo ditë në Itali është konsideruar “e mërkura e zezë”.
Shkaktar i humbjes se 10 miliard sterlinave, në Angli. Po në vitin 1992, me mënyrat e tij spekulative, zhvleftësoi monedhën britanike, për të fituar 1 miliardë dollarë, brenda 24 orëve. Edhe në Angli ajo ditë konsiderohet “e premtja e zezë”. Ish-kryeministri i Malajzisë, Mahatir Bin Mohamed, e ka akuzuar si përgjegjës, për shkatërrimin ekonomik të tregjeve të Azisë Lindore, në vitin 1997. Një nga mënyrat e rëndomta të pasurimit të tij është manipulimi me valutën. Në Tajlandë u konsiderua, “kriminel ekonomik lufte”.
Të gjitha ideologjitë, kanë detyrimisht si synim ekspansionin. Edhe sorosizmi ndjek rregulla të mirëfillta ekspansioni. Por, pse konsiderohet masonike? Pasi, ndryshe nga të gjitha ideologjitë qoftë fetare, apo çfarëdo tjetër, është e nëndheshme. Çfarë ishin dhe janë masonët? Pushtet i nëndheshëm, që synon të pushtojë dhe drejtojë, nga lart, me fije të padukshme, botën. Sensi masonik, fije të padukshme pushteti.
Një ideologji, një lëvizje, me çfarë pretendon që të përhapë zonat e influencës, në elektorat? Sigurisht, me ndihma sociale, shkolla, rrugë, kopshte, spitale. Por, në ndryshim me strukturat “Soros”, partitë dalin hapur në elektorat, dhe konkurrojnë për pushtet, (paçka se më pas i vjedhin votat). Struktura Soros ecën politikisht nëndheshëm. Qëllimi kryesor është, që të shmangë zgjedhësit, konkurencën, nëpërmjet votës, pra të gjithë elementet e një shoqërie reale të hapur demokratike. Gjithçka të jetë e kontrolluar me njerëzit, e zgjedhur me shumë kujdes nga strukturat sorosiane, që katapultohen shumë lart, në pushtet.
Kjo është arsyeja pse merr detyrimisht ngjyrimet e shoqërive masonike. Në fakt, sfidën sorosizmi e ka me botën e nëndheshme, me shoqëritë masonike. Pasi të dominojë shoqëritë masonike, atëhere dominon lehtësisht botën reale. Për këtë arsye i volitet së tepërmi globalizmi.
Dikur duhet të ishe anëtar i Partisë së Punës, për të kapur një post të rëndësishëm në administratë. Pas viteve ‘90, duhet të ishe antar i PD apo i PS, kjo në varësi të pushtetit të njërës, apo të tjetrës parti. Më vonë, hyri në lojë edhe LSI, gjithmonë nëse i shërben këtyre strukturave partiake. Por vitet e fundit, depërtoi sorosizmi, për ata që pretendonin sfera tepër të larta partiake, shtetërore.
Një nga teoritë e rëndësishme të Sorosit, është legalizmi i hashashit. Ish-kandidati për president në Amerikë, Lindon LaRouch publikoi një raport, sipas të cilit, Soros ishte lider i një tregu global, të paligjshëm droge. Një mendje e turbulluar nga hashashi është më lehtësisht i dominueshëm, se sa një mendje e kthjellët. Në fakt, në tre, apo katër vitet e fundit kemi parë edhe në Shqipëri, një ekspansion të hashashit, në të gjithë territorin e Shqipërisë.