Zëvendës kryeministrja e Suedisë Isabella Lövin ka vënë në lojë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, duke postuar një fotografi thumbuese, ku ajo është e rrethuar vetëm nga femra, ndërsa po firmos një dokument.
Të shumtë ishin ata që vunë re ngjashmërinë me fotografinë e presidentit amerikan dhe të ekipit të tij.
Trump firmoste urdhrin ekzekutiv, ndërsa këshilltarët, të gjithë meshkuj i qëndronin mbi kokë. Vetë Lövin tha se i takon vëzhguesit që të vendosë nëse ajo ka thumbuar apo jo Trump.