“Eshtë vrasëse”, Agron Tufa i prish takimin letrar Diana Çulit
Një paralajmërim për një skandal ka bërë që takimi letrar i organizuar mbrëmë me shkrimtaren Diana Çuli të anulohet në momentet e fundit. Pas deklaratës së djeshme nga Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i cili e akuzonte shkrimtaren si vrasësen e poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi, organizatorët kanë vendosur ta anullojnë takimin.
Arsyeja e këtij anulimi pak orë para nisjes së aktivitetit ka qenë frika e një përplasjeje mes shkrimtares dhe të pranishmëve. “Ejani të lexojmë poezitë e poetëve të vrarë Genc Leka e Vilson Blloshmi para Diana Çulit, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre”, shkruante ditën e djeshme Tufa. Bashkangjitur me këtë statusi Agron Tufa publikoi edhe disa vendime ku figuron firma e Diana Çulit.
STATUSI NE “FB” I AGRON TUFËS
Të dashur vëllëzër/motra poetë e shkrimtarë shqiptarë,
ju që keni shkruar, shkruani e do të shkruani;
Të dashur vëllezër/motra lexues,
ju që keni lexuar, lexoni e do të lexoni,
Ju, të gjithë, që e doni artin, letërsinë, dhe e doni atë të pandotur, që keni ndjerë dhimbje për pushkatimin në moshë të re të sivëllezërve tuaj, poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi, ju ftoj të gjithëve për një qëndrim, parimor, moral, njerëzor, ku të shprehim dinjitetin tonë, duke lexuar poezi të poetëve martirë Genc Leka e Vilson Blloshmi, pikërisht nesër, pikërish në orën 18.00, pikërisht në kafe “You, me & Bukowski”, sepse pikërisht aty nesër, në të njëjtën orë mbahet në kuadrin e projekteve leximore “Letërsia dhe Qyteti” (sponsorizuar nga M. Kulturës) Mbrëmja letrare me shkrimtaren Diana Çuli, e cila, rastësisht (?!) ka luajtur një rol fatal në pushkatimin e poetit Genc Leka, rastësisht ngarkohet me një barrë të papërballueshme respekti, rastësisht vihet në krye të Jurive për çmime të ndryshme EUROPA, etj, etj. Ky takim është lajmëruar në linkun:https://www.facebook.com/event…