Albspirit

Media/News/Publishing

Juristi i Obamës dhe OJF-të e Soros po sabotojnë programin e Presidentit Trump

Një grup ish-juristësh të lartë në administratën Obama, kanë formuar një organizatë që synon shfrytëzimin e metodave ligjore për të kundërshtuar politikat e Presidentit Trump.
Organizata e nisur funksionimin e saj duke u bazuar në fjalimin e lamtumirës së Obamës, dhe quhet “Sëbashku në Mbrojtje të Demokracisë” (United to Protect Democracy).
Ky grup bashkëpunon me një një organizatë të financuar nga miliarderi, Xhorxh Soros, dhe udhëhiqet nga një ish-jurist i Obamës, i cili ka punuar më parë tek Soros.
‘Politico’, ishte gazeta e parë që pasqyroi lajmin e formimit të kësaj organizate, e cila ka arritur të grumbullojë 1.5 milionë dollarë me një staf prej 5 anëtarësh.
‘Politico’ ka renditur qëllimet e grupit anti-Trump:
1.Ndërkohë kundërshtarët e tjerë të Trump janë përqëndruar në dërgimin e Presidentit në gjykatë për ndalimin e udhëtimeve dhe deportimet, ky grup planifikon të hyjë në çështjet që nuk janë goditur ende, si ndërhyrje e mundshme dhe kërcënimin e agjencive rregullatore nga Stafi Wes Wing.
2. Ata kanë filluar duke publikuar 50 Akte të Lirisë së Informimit të kërkuara këtë javë, që i bëjnë të besojnë se do të konfirmohen dyshimet e tyre. Plani është që të mbledhin informata nga gazetarët, të cilët të gjendur nën presion nga mbikqyrja e Kongresit me ndihmën e drejtorit të kësaj fushate që do të punësojnë, dhe sipas nevojës të ngrenë padi.
3. Po ashtu ata shpresojnë që të arrijnë të si një bazë për punonjësit e qeverisë që janë të shqetësuar për shkeljen e etikës, qoftë edhe duke u bërë informatorë. Po ashtu qëllimi i tyre është që webfaqja e tyre të kthehet në një burim informacioni.
Organizata “Sëbashku në Mbrojtje të Demokracisë”, udhëhiqet nga Ian Bassin, i cili ka shërbyer si Asistent Këshilltar në Shtëpinë e Bardhë “Obama”, dhe më herët ka shërbyer në Grupin e Punës për Politikat Arsimore në Ekipin e Tranzicionit Presidencial të Obamës në 2008-ën.
Kur populli dëgjon shqetësime rreth rënies së demokracisë dhe kalimit në autoritarizëm, ata pranojnë që të bëhen një, dhe të gjithë e kuptojnë se koha është tani”,- tha Bassin për Politico. Në realitet shpesh, demokracitë bien gjatë një periudhave të ndryshme disa vjeçare, dhe ndodh me hapa shumë më të vegjël”.
Bassin më parë ka shërbyer si Këshilltar i Përgjithshëm dhe Drejtor i fushatës ‘Avaaz’, e cila e përshkruan veten si “Një lëvizje globale e internetit për të sjellë forcën politike të njerëzve kudo, tek vendimarrja.”

Discover the Networks, e përshkruan Avaaz-in si “Homologu global i Xhorxh Soros – i zbuluar në MoveOn”, dhe “Një organizatë avokatie globale jo fitimprurëse, funksioni kryesor i të cilave është të promovojnë agjendat politike të të majtëve nëpërmjet lëvizjes me bazë ëebin dhe internetin, dhe ndërtimin e fushatave të tyre.

041816obamabaracksorosgeorge

George Soros dhe Barack Obama

ABC News,shkruan se Avaaz-i është ndërtuar nga Soros, sepse Sorosi financon MoveOn.org dhe sindikatën e punëtorëve SEIU.
Ndërkohë ‘Politico’,shkruan se organizata e Bassinit, e cila po merret me Trump, po gjen një rrjet të madh përkrahjeje nga juristët e tjerë të Obamës, sepse ka organizatë partnere Brennan Center”

Qendra Brennan për drejtësi, me vendndodhje tek Shkolla e Drejtësisë, NYU, përshkruhet si“Një institut apolitik i drejtësisë që synon të përmirësojë sistemin tonë të demokracisë dhe drejtësisë”.

Qendra Brennan është e finanuar kryesisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Sorosit dhe është përfitues i granteve të shumta të Shoqërisë së Hapur.
Webi i ri i “Sëbashku në Mbrojtje të Demokracisë” ka shumë pak specifikata shpjeguese për qëllimet e organizatës.

Grupi thotë se një qëllim urgjent është të bëjë Presidentin dhe degët e Ekzekutivit të përgjegjshëm për lidhjet and praktikat e vjetra që kanë mbrojtur demokracinë me anë të dy administratave, Demokrate dhe Republikane.

Organizata vazhdon duke shkruar se:

Ne do të monitorojmë, investigojmë, reportojmë, organizojmë dhe mbrohemi kundër çdo veprimi të marrë nga Ekzekutivi, që mund të dëmtojë rregullat, praktikën dhe liritë që përforcojnë aftësinë tonë vetëqeverisëse, për t’i bërë udhëheqësit tanë të përgjegjshëm. Shkurtimisht, ne do të bashkohemi me amerikanët e të gjitha përkatësive, për të përdorur çdo mjet në mbrojtje të demokracisë sonë.

Kjo organizatë ka ofruar prova të shumta që vërtetojnë deklaratat e Trump-it se Obama është i përshirë në protestat dhe lëvizjet që shënjestrojnë administratën Trump.

Javën e Kaluar, Breitbart News, raportoi se Organizimi për Veprim, grupi aktivist që doli nga fushata e parë e presidenciale e Obamës, bashkëpunon me një organizim të sapoformuar ‘Projekti i Pandashëm’ (Idivisible Project) për “trajnime online” të cilat kanë si synim mënyrat sesi të kundërshtohet prgrami dhe agjenda e Trump-it.

Një javë më parë, Breitbart News, ka pasqyruar gjerësisht se udhëheqësit e pandashëm janë të lidhur haptazi me grupet e financuara nga Xhorxh Soros.

Të enjten, Daily Mail shkruajti se Këshilltari i Lartë i Obamës, Valerie Jarret, ka lëvizur në shtëpinë me qera multimilionerëshe të Obamës në kryeqytet.

Gazeta pretendoi se Obama po e kthen shtëpinë e tij qendrën  kryesore (mendore) të kryengritjes kundër Trumpit.

DUKE U BAZUAR TEK MIKU I NGUSHTË I FAMILJES OBAMA, OBAMA KA SI QËLLIM TË LARGOJË TRUMP-IN NGA PRESIDENCA DUKE E DETYRUAR TË DORËHIQET OSE DUKE E FAJËSUAR ATË”, -SHKRUAN DAILY MAIL.

Please follow and like us: