Albspirit

Media/News/Publishing

Komunikimet me email të ish-guvernatorit Mike Pence

Nënpresidenti amerikan Mike Pence thotë se nuk ka “asnjë lloj krahasimi” mes përdorimit nga ana e tij të një adrese private emaili si guvernator i Indianës, pozitë që ai kishte para se të bëhej pjesë e administratës aktuale dhe problemet e emailit të ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Zoti Pence u tha gazetarëve në Uiskonsin të premten se problemet e zonjës Clinton përfshinin “zotërimin e një serveri privat, keqpërdorimin e informacionit sekret, dhe fshirjen e emaileve kur u kërkuan nga Kongresi”.

Nënpresidenti tha se ai ia ka dorëzuar të gjitha emailet e tij shtetit të Indianës në fund të mandatit të tij.

“Jo, nuk ka asnjë lloj krahasimi me praktikën e Hillary Clintonit e mbajtjes së një serveri privat, keqpërdorimit të informacionit sekret dhe shkatërrimin e emaileve kur kërkoheshin nga Kongresi. Ne kemi vepruar në përputhje të plotë me ligjet e shtetit të Indianës. Patëm avokatë të pavarur të cilët shqyrtuan gjithë të dhënat e mia të emailit privat për të identifikuar ndonjë email që ka përmendur aktivitete lidhur me shtetin. Dhe ligji i Indianës kërkon që emailet përkatëse t’i transferohen shtetit të Indianës,”.

Gazeta The Indianapolis Star ishte e para që njoftoi se nënpresidenti Pence kishte përdorur një llogari private emaili. Gazeta tha se zoti Pence kishte përdorur emailin e tij privat për të diskutuar çështje delikate, duke përfshirë çështjet e sigurisë së brendshme.

Departamenti i Shtetit ka thënë se përdorimi i një serveri privat nga zonja Clinton theu rregullat e departamentit. Drejtori i FBI-së James Comey tha se ish-Sekretarja e Shtetit ishte e pakujdesshme me informacionet sekrete, por se nuk do të ngrihen akuza penale kundër saj.

Please follow and like us: