Kongresmeni amerikan-letër Bashës: Mbështes fuqishëm përpjekjet për zgjedhje të lira
Një tjetër mesazh nga Amerika ka ardhur në mbështetje të protestës opozitare për votën e lirë. Një letër drejtuar zotit Basha, ku inkurajohet qëndresa për garanatimin e zgjedhjeve të lira, është nisur nga selia e Kongresit Amerikan. Ka qenë kongresmeni Randy Hultgren, i cili menjëherë pas takimit me Kryetarin e PR-së. zotin Mediu është shprehur pro lëvizjes qytetare për votën e lirë.
Në letrën e tij ai thekson se mbështet fuqishëm përpjekjet e popullit shqiptar për të mabjtur zgjedhje të drejta dhe të lira. Inkurajo vijimin ehapave të tjerë demokratik në mënyrë që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të lira për të gjithë, shkruan kongresmeni.
Takimi i kongresmenit Hultgren me zotin Mediu, është zhvilluar në vazhdën e takimeve që kryetari republikan, ka ndërmarrë për të informuar dhe sensibilizuar politikën e jashtme për situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe tentativat e maxhorancës për të deformruar zgjedhjet e 2017, nëpërmjet bandave, parave të drogës dhe refuzimit absolut për të ndërmarrë një Reformë Zgjedhore. Zoti Mediu e ka informuar kongresmenin amerikan, që synimi i vetëm i Qeverisë Rama, është deformimi dhe grabitja e votës së qytetarëve në zgjedhjet e2017, ndërkohë që synimi i vetëm i protestës opozitare është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nën kujdesin e një qeverie teknike.
Kongresmeni amerikan Hultgren shprehu bindjen e tij se opozita duhet të vazhdojë në rrugën e saj të protestës për të realizuar zgjedhje të lira, c’ka janë edhe themeli i cdo demokracie. Menjëherë pas takimi ai shkroi edhe një letër drejtuar kryetarit demokrat Lulëzim Basha, ku e inkurajon për përpjekjet e tij në këtë drejtim.