Liberta Spahiu zbulon sekretet, arsyeja pse mbeti e burgosur në New York
Prej disa vitesh drejton një prej programeve më të ndjekura të shoëbiz-it në Shqipëri e Kosovë, por pakkush e ka ditur që moderatorja e njohur Liberta Spahiu, para se të bëhej pjesë e ekranit, nuk e kishte aspak me qejf të merrej me televizion.
Në një intervistë të fundit për gazetën “Metro”, Liberta Spahiu ka treguar disa fakte që publiku nuk i ka ditur më parë për të. Madje nuk ka nguruar të tregojë se ka qenë edhe e arrestuar për disa orë në burg në komisariat, transmeton Revistaclass.al.
Lexoni më poshtë disa fakte interesante për prezantuesen Liberta Spahiu:
– Liberta Spahiu është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë. Ajo ka lindur në Kosovë, por i ati i saj ka lindur dhe ka jetuar për disa vite atje.
– Ndonëse tani është prej vitesh pjesë e ekranit, Liberta ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, në degën e Stomatologjisë, në shkollën “Dr. Ali Sokoli”.
– Për 5 vjet, moderatorja e njohur është marrë edhe me balet. Kjo ka ndodhur 17 vite më parë.
– Para se ajo të bëhej pjesë e ekranit dhe të drejtonte një program në Klan Kosova, kur ishte ende 24-vje?are Liberta ka pasur një restorant për të cilin është kujdesur në mënyrë konstante.
– Liberta ka qenë në burg për rreth 30 orë, për shkak të levizjes së shpejtë me makinë. Ngjarja ka ndodhur në Neë York. Për shkak të kësaj, ajo kishte humbur fluturimin dhe ka mbetur në Neë York për një javë më shumë.
– Ndonëse është një prezantuese e suksesshme dhe drejton programin më të ndjekur në Kosovë, ajo nuk e ka dashur fare punën në televizion. Por ka qenë kushërira e saj, e cila e ka detyruar të marrë këtë vendim.
– Liberta ka qenë edhe pjesë e një gare bukurie. Ajo ka marrë pjesë në garën “Kosova Neë Fave 2000 dhe si rezultat ka fituar si shoqëruesja e parë. Në këtë garë fituese ishte Diellza Bunjaku – Spahiu, tashmë edhe gruaja e vëllait të Libertës.
– Liberta është e pasionuar pas kuzhinës dhe ka qejf që në shtëpinë e saj gjithçka të jetë e pastër dhe në vendin e vet.