Lufta kundër Trump dhe rrëzimi i elitës amerikane
Të flasësh për rrëzimin e Presidentit të ri duke e fajësuar apo kundërshtuar për çdo gjë që bën është bërë mjaft e zakonshme. Disa shkrimtarë e opinionistë si dhe disa ekspertë të jashtëm, kanë shpresuar haptazi për vdekjen e tij në mënyrë të dhunshme.
Trump është në një luftë virtuale me mediat kryesore botërore, të rrënjosura dhe të lidhura thellë me estabilishmentin e Partisë Demokratike dhe aktivistët progresivë.
Nganjëherë i padisiplinuar dhe ‘rebel’, zoti Trump sigurisht, nuk është anëtar i rrethit të njohur të pushtetarëve, të cilët e hedhin poshtë si njeri që nuk duhet të ishte zgjedhur kurrë president. Sikur Hillary Clinton të kishte fituar në vitin 2016 dhe të shërbente si presidente me një mandat të plotë, familjet Bush dhe Clinton do ta kishin “mbajtur peng” presidencën për 24 vjet në një hapësirë kohore ??32-vjeçare
Por kush janë këto klasa të pakënaqura elitare?
Në Kaliforni, janë planifikuesit shtetërore dhe ligjvënësit e fokusuar në gjëra të tilla si ndalimi i qeseve plastike ushqimore, ndërkohë që rrugët dhe digat e Kalifornisë prej tre dekadash janë buzë shkatërrimit. Rezultati është shkatërrimi i infrastrukturës që tani kërcënon sigurinë e vërtetë të publikut.
Për një vit, shumica e ekspertëve dhe anketuesve e siguronin bindshëm publikun për një fitoreje të paracaktuar të Hillary Clinton, deri në orën që ajo u rrëzua në Kolegjin Zgjedhor.
Rhodes Scholar dhe ish-ambasadorja e KB-së, Susan Rice, gënjyen në mënyrë të përsëritur televizionin kombëtar për sulmin e Bengazit.
Ka shumë elita të mirë-arsimuara dhe me ndikim, duke filluar nga skenaristi i emisionit të NBC-së, Brian Williams, e deri tek gazetarët famëkeq që iu përveshën WikiLeaks-it, të cila me sa duket nuk mund të thonë të vërtetën apo përziejnë në më mënyra të pandershme, gazetarinë me politikën.
A janë elitat oratorë më të mirë dhe njerëz më të ditur se pjesa tjetër e botës? Shumë kohë para përsëritjes monotone e fjalës “madhështore” nga zoti Trump, Barack Obama mendonte se austriakët flinin “austri-sht” dhe jo gjermanisht.
Bota perëndimore është pranë kolapsit dhe simptomat po vijnë një nga një: Fuqizimi i Bernie Sanders në mesin e socialistëve, zgjedhja e zotit Trump, votimi pro ‘ Brexit’ apo përhapja e partive anti-Bashkimit Evropian në të gjithë kontinentin.
Por këto janë thjesht mjete të dëshpëruara popullore, jo shkaku i vetë sëmundjes. Pafuqia në vend rrjedh nga nocioni jonë i rreme mbi elitat.
Publiku nuk mendon se privilegji dhe ndikimi duhet të vijë me titujt dhe markat por nëpërmjet njohurive të provueshme dhe karakterit të sprovuar. Por ideja se shkëlqimi mund të manifestohet nga aftësitë profesionale, shitjet me pakicë, apo guximi i shprehur nga që bëjnë punë të vështira në fabrika, është e huaj për elitat e Uashingtonit dhe Hollividit
Reputaci i shekullit të 21-të është përllogaritur nga “perënditë” e rreme të rretheve të mbyllura sociale apo ekspozimi mediatik dhe jo nga përsosmërisë morale apo intelektuale.
Në 1828, i egri dhe i padisiplinuari Andrew Jackson u zgjodh president për shkak se vendi kishte të lodhur nga pretendimet e një elite të lodhur dhe mediokre.
Në mënyrë të ngjashme, Zoti Trump u zgjodh me të njëjtin zemërim nga të vetë-përshkruarit si më “të mirët dhe më të zgjuarit e kohës sonë”, të cilët kanë një ndikim të zgjeruar pa asnjë meritë reale.
Nëse Donald Trump nuk do të ekzistonte, diçka ose dikush i ngjashëm me të, do të ishte krijuar!/Washtington Times/