Albspirit

Media/News/Publishing

Luiza Gega, një tjetër sukses, kualifikohet në garën finale të atletikës në Serbi

Luiza Gega arriti të kualifikohet në garën finale të atletikës me distancë 1500 metra në Europianin e sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd.

Sportistja e delegacionit kuqezi i qëndroi fort pretendimeve të saj pavarësisht rivalitetit të fortë, duke marrë vendin e dytë në provën kualifikuese.

Luiza Gega garoi në baterinë e tretë kualifikuese të garës së 1500 metrave duke përmbushur objektivin për kalimin në garën e fundit. Finalja e shumëpritur e atletikës për shqiptaren Gega, do të jetë mbrëmjen e së shtunës në Beograd, shkruan TCH.

Më herët, po në kryeqendrën e Serbisë, Izmir Smaljaj bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë në arenën europiane. Atleti shqiptar u rikthye në Beograd ku përpara pak ditësh u shpall kampion i Ballkanit për të marrë pjesë në Europianin e sallave të mbyllura duke arritur të kualifikohet për në finalen e evenimentit.

Norma e kualifikimit për në finalen e kërcimit së gjati në këtë Europian ishte 7.90 metra dhe Smajlaj e kaloi me sukses provën e tij duke kërcyer 7.98 për të barazuar rekordin kombëtar.

Please follow and like us: