Mediat italiane: Plehrat e “zhdukura”, kaos në Shqipëri, furtunë mbi kryeministrin Rama
Gazetari Italian Sergio di Stasio, e ka titulluar kështu, shkrimin e tij që pushton përsëri faqen e parë të Gazetës Roma, në lidhje me “Zhdukjen” e më shumë se 1300 kontenerëve me plehra të dyshimta dhe të rrezikshme në teritorin e Shqipërisë.
“Afera e Plehrave” ka cmendur gazetat dhe mediat shqiptare. Dhe të gjithë rikujtojnë përplasjen e madhe ne Kuvendin e Shqipërisë, mbi Ligjin e importimit të plehrave, të paraqitur nga Qeveria dhe më pas e bllokuar, falë ndërhyrje së instancave më të larta të shtetit shqiptar, duke adresuar përgjegjësitë e padyshimta, te kryeministri Edi Rama – shkruan di Stasio.
Ngjarjet i ka rrëfyer gazeta “Roma”. Bëhet fjalë për 1300 kontenerë plehrash, të zhdukura misteriozisht. Fillimisht këto kontenerë u nisën nga porti i Gioa Tauro, në bordin e anijeve tregëtare, me destinacion qëndrën e riciklimit të Drslës në Maqedoni, mirëpo pas shkarkimit në portin e Durrësit, këto kontenerë nuk e kanë kaluar asnjëherë kufirin e Shqipërisë. Çka do të thotë, se dikush i ka fshehur ato, ndoshta në mijërat e strehimeve dhe galerive të nëndheshme të rregjimit komunist.
Në Kuvendin e Shqipërisë, është shtruar pikëpyetja mbi “mbulimin (përkrahjen)”, që trafikantët do të kenë marrë në mënyrë zyrtare. Dhe hipoteza që shqetëson më shumë, lidhet me se ashtu si ka ndodhur në këtë rast, kur janë humbur gjurmët e këtij trafiku, do të ketë pasur edhe raste të tjera.
Ndaj qeverisë së Edi Ramës, po nxitet një komision hetimor, në lidhje më këtë. Sepse ndaj kryeministrit, shumë shqiptarë shtrojnë pyetjen, se përse ai e ndroi kursin e qëndrimeve të tija për Plehrat? Një nga pikat e Programit të tij Zgjedhor, ishte pikërisht një “Jo!” e vendosur, ndaj importit të Plehrave nga jashtë, sepse shumë herë Shqipëria, kishte rrezikuar të shndrrohej në “në gropën e plehrave të Europës”. Atëhere shtrohet pyetja, përse tani, në mungesë të strukturave të përshtatshme, të vendgrumbullimeve të posaçme, apo “djegës të prodhimeve të fundit” që prodhojnë energji, Shqipëria duhet të hapë portat ndaj biznesit të plehrave dhe mbetjeve industriale?
Prokuroritë po hetojnë për këtë, përfshirë edhe prokurorinë italiane, në disa drejtime. është e dukshme dhe e qartë, se vendimi i mbrapshtë për të fshehur kontenerët në Shqipëri, mund të ketë lindur nga një ngjarje e papritur. Kundërshtija e Qeverisë maqedonase, për të përdorur, qendrën ricikluese të Shkupit, si një stacion të plehrave, me preardhje Italinë ose vende të tjera të Europës.
Më tej në shkrimin e tij di Stasio nënvizon se: hetimet e Gurdia di Financës dhe të ambasadave italiane në Tiranë dhe në Shkup, janë në zhvillim të plotë, për të zbuluar drejtimin e kontenerëve, të mbrritur në portin e Durrësit dhe që skanë dalë kurrë më pas nga territori i Shqipërisë.
Qëndron si hije pas kësaj, vijon gazeta Roma, përfshirja e Eko-Mafias, të cilat nuk rreshtin së trondituri të gjithë. Hetimi më i fundit i Drejtorisë antimafia të Reggio Calabria-s, ka pikërisht emrin e koduar “Ekosistemi”, ku edhe dokumentohet interesi i organizatës kriminale “Ndragheta”, për eksportet ndërkombëtare të plehrave.
Në Romë, në ndërkohë, kryetari i Komisionit hetimor parlamentar mbi veprimtaritë e paligjshme, që lidhen me plehrat, Alessandro Bratti, pohon për gazetën Roma, se ka një hetim në zhvillim të plotë, për trafikun ndërkufitar të plehrave.
Ndërkohë kryeministri Rama, ka vënë në lëvizje diplomacinë shqiptare, për të mbyllur lajmet mbi skandalin : “Plehra Connection!”
Diplomatët shqiptarë u shkruajnë gazetave italiane, për llogari të qeverisë italiane. “E përse gjithë ky shqetësim?” – pyet gazetari investigativ i gazetës “Roma”, di Stasio.