Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat në Kosovë shfaqin video të Vuçiç më armë në dorë gjatë luftës në Sarajevë

Mediat kosovare kanë publikuar një video, gjatë periudhës së luftës në Sarajevë. Gazeta Express shkruan; “Në këtë video-incizim mund të shihet qartë kryeministri aktual i Serbisë, Alekandër Vuçiç me pushkë në dorë i cili, së bashku me ushtarët e tij, viziton pozicionet serbe mbi Sarajevën e rrethuar dhe shkatërruar nga lufta e vitit 1995”. Portali boshnjak “Sandzakonline”, ka qenë i pari që e ka publikuar videon dhe ka ngritur një sërë pyetjesh për kryeminsitrin e Serbisë.

“Cili ka qenë roli i tij gjatë agresionit dhe si ndodhi që ai nga Beogradi t’i vizitonte pozicionet e agresorit me armë në dorë dhe që dyshohet se ka shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar? A do ta hetojë Prokuroria e BeH-së rolin e tij gjatë vizitës së tij, kur ai me vete mbante armë”, ka pyetur portali “Sandzakonline”. Kohë më parë kreu i radikalëve serbë, Sheshel deklaroi hapur se ai ka dëshmi që Aleksandër Vuçiç ka qenë vullnetar në varrezat hebraike përreth Sarajevës më 1995. Në video e publikuar, në minutën 3:40 sekonda, shihet Vuçiç me pushkë në dorë.  “Pyetje për Vuçiçin: A ke shtënë mbi qytetarët e Sarajevës”, pyet portali boshnjak.

Please follow and like us: